E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Neymar e lëshoi fushën i nervozuar?
Sport

Pse Neymar e lëshoi fushën i nervozuar?

Neymar mbetet protagonist absolut te PSG, herë për golat e herë për lajmet e merkatos. Prej kohësh mediat, sidomos në Spanjë, këmbëngulin se braziliani nuk është i lumtur në Francë dhe kërkon të kthehet në La Liga, por vetë ylli brazilian natyrisht ka përgënjeshtruar gjithnjë, edhe për faktin se është i blinduar nga kontrata milionere me klubin e sheikëve.

Megjithatë, mbrëmë Neymar u dha material të ri mediave që kërkojnë lajme të bujshme, sepse në përfundim të ndeshjes së barazuar kundër Napolit doli nga fusha tërë nerva, pa takuar askënd, ndërsa trajneri Thomas Tuchel e shihte i habitur.

Në fakt, PSG sapo kishte barazuar, me një gol të bukur nga Di Maria në shtesë, ndaj Neymar duhej të ishte disi më i qetë, ndaj largimi i tij drejt dhomave të zhveshjes, pa shkuar as të takonte shokët e ekipit, ra në sy menjëherë.

Me sa duket, një arsye mund të quhet Edinson Cavani. Sulmuesi uruguaian, i cili asnjëherë nuk ka qenë mik i mirë i Neymar-it, në fillim të ndeshjes tentoi të godiste një top në zonë, por nuk e pa që afër tij ishte Neymar, i cili po tentonte gjuajtjen. Ndërhyrje prej mbrojtësi, duke e dëmtuar lehtë Neymar-in, i cili me sa duket nuk ia harroi atë faull, që në fakt ishte krejtësisht pa dashje.

Ndoshta ka qenë ai motivi i daljes tërë nerva të Neymar-it nga fusha, por mund të spekulohet edhe për nervozizmin e brazilianit me faktin që PSG nuk funksionon në Europë, sërish nuk fitoi dot dhe është pranë eliminimit të bujshëm, çka tregon edhe njëherë se milionat nuk sjellin detyrimisht sukses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.