E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk e duan Sali Berishën në gjykatë?!
Lajme

Pse nuk e duan Sali Berishën në gjykatë?!

GENT STRAZIMIRI

A ka nevojë “Partia” për lejen e Kuvendit në rastin e deputetit Sali Berisha? Ky është debati debil i hapur nga “drejtësia e re” me argumentin se nuk po kërkon “heqje të lirisë” por “kufizim të lirisë”, prandaj Kuvendi nuk ka pse pyetet e as pse përfshihet! Pjesa më komike e kësaj drame është mbrojtja e debilizmit në publik prej ruralëve “profesionistë”, që punojnë sekserë paresh në gjykata, të cilët ligjin, Kushtetutën, e quajnë “sallatë fjalësh” dhe jo tërësi konceptesh.

Mirëpo, ky debati debil, pengon procesin penal dhe SPAK duket se e ka me më pak urgjencë se vetë Sali Berisha paraqitjen e tij në gjykatë… Nëse ka ndryshim midis “heqjes” dhe “kufizimit” të lirisë dhe cili është ai, e ka shprehur qartë artikulli 5/1 i Konventës së të Drejtave të Njeriut, vulosur edhe me Vendim të Gjykatës së Strasburgut në vitin 2011. Ja çfarë thotë se: “(….) sipas jurisprudencës evropiane, dallimi mes ‘heqjes’ dhe ‘kufizimeve’ të lirisë personale është thjesht ‘një ndryshim në shkallë dhe intensitet, jo në natyrë dhe përmbajtje’”.

Pra, nuk ka asnjë dallim në natyrë dhe përmbajtje mes ‘heqjes’ dhe ‘kufizimit’ të lirisë, pavarësisht nga forma që merr ai. Kjo mbyll edhe interpretimin krejt të panevojshëm edhe të Kushtetutës sonë, që këtë radhë është e qartë edhe në germë kur thotë se “ndalohet heqja së lirisë së deputetit në çfarëdolloj forme”! Këtë e dinë edhe SPAK-istët, edhe “gjykatistët”, ashtu siç e dinë se është një parim i detyrueshëm për t’u zbatuar! Pse e bëjnë? Kanë frikë se mos Kuvendi nuk e miraton kërkesën kundër Sali Berishës?! Jo, Sali Berisha, edhe sikur të donte, nuk do të fshihej dot pas mazhorancës në parlament, sepse nuk e ka.

Mazhorancën në parlament e ka vetë SPAK-u! Nuk e bëjnë sepse nuk e duan Sali Berishën në gjykatë, nuk kanë asnjë provë, nuk kanë asnjë fakt, nuk kanë asnjë argument për t’u përballur me të! E vetmja gjë që u duhet, është një tymnajë ruralësh nëpër televizione me klishe të prodhuara nga zyra e shtypit dhe propagandës së Kryeministrisë, për sukseset imagjinare të SPAK, që drejtohet prej të paprekshmëve të zakonshëm… U duhet të tregojnë se janë fuqizuar aq shumë, sa ligji e Kushtetuta nuk i pengon “për të vrarë armiqtë e Partisë”. si Mehmet Shehu më 1951… E vetmja gjë që u duhet është të konsolidojnë frikën në opinion, se mund të bëjnë gjithçka e me këdo, pasi një popull i frikësuar nuk është më një “shoqëri”, por “milet”. Kanë vetëm një pengesë të vogël që do u mbesë në fyt: është Sali Berisha dhe nuk është vetëm! Spak You Kaq!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.