E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse shkoi Elvana Gjata në lokalin ku ndodhi masakra në ish-Bllok
Lajme

Pse shkoi Elvana Gjata në lokalin ku ndodhi masakra në ish-Bllok

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, Elvana Gjata, këngëtarja e implikuar drejtpërdrejtë në këtë ngjarje, ka lënë me shpejtësi vendin dhe është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, i dashuri i saj është shpallur në kërkim. Por çfarë e çoi Elvana Gjatën natën e krimit, në lokalin e njohur në ish-Bllok?  Sipas dëshmive, ajo kishte qenë në lokal të merrte një çelës tek i fejuari i saj Ervin Mata, i cili ishte shoqëruar në tavolinë nga komando Melvjol Bilo, Geldi Hoti si dhe shtetasi tjetër Fabjol Alushi.  Në momentin që ka marrë porosinë dhe po dilte nga lokali,  shkruan GSH Fabjol Gaxha ka parë drejt këngëtares së njohur, gjeste këto që kanë rënë në sy të partnerit të saj Ervin Matadhe miqve të këtij të fundit.  I pari që ka kërkuar llogari ka qenë truproja e Elvana Gjatës, Melvjol Bilo i cili është përplasur fizikisht me Fabjol Gaxhën dhe pastaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.