E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse sot, vetëm Basha mund të mbrojë (të shpëtojë) Partinë Demokratike?
Publik News

Pse sot, vetëm Basha mund të mbrojë (të shpëtojë) Partinë Demokratike?

Ndoshta e kishte parashikuar “misionin” e tij. Ndoshta jo. Ndoshta vetëm e kishte shkruar si një libër elektoral dhe kaq. Dhe ndoshta nuk e besonte deri në fund as edhe vetë, që do ti duhej një ditë të afërt dhe plot re të murme: “të shpëtonte Partinë Demokratike!” nga shumë lloj kthetrash.

Pikërisht ai, zoti “brishtësia” që mbijeton në xhungël, zoti “qytetaria”, që ruan vështirësisht klasin në rrumpallhanën shqiptare, pikërisht ai, i “përkëdheluri” i Doktorit, gjë e cila ka shkaktuar shumë frustacione në PD. (Po a është faji i Bashës për këtë?!

Apo mos vallë Doktori, është po aq i mençur dhe djallëzor, edhe në rastin e përzgjedhjes së Bashës, për cilësira që ai i njeh dhe të tjerët nuk i njohin?)

Lulëzim Basha pra, politikani i buzëqeshur dhe me finesë të palodhshme, ka sot një barrë të rëndë! “Hollandezi” që nuk e prish kurrë gojën e vet, me ndyrësirat e zhargonit të fëlliqur të politikbërjes shqiptare, duhet të mbrojë sot Partinë Demokratike nga sulmi më i rreptë, që kjo parti ka pësuar ndonjëherë…

Sepse gjërat u rrokullisën në mënyrë të paparashikueshme! Amerikanët e “snajperuan” rëndë dhe ballazi Sali Berishën dhe kjo rrethanë e “dobëson” në dukje të parë Lulëzim Bashën. Nuhatur kjo rrethanë, sulmet ndaj tij janë shumëfishuar dhe janë supersponsorizuar nga Shumica në pushtet…

Ëndra legjitime e Marshallit është që pas Zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, pas Presidencës që është nën bombardim, të “fusë në dorë” edhe partinë e frikshme Opozitare, Partinë Demokratike. Lulëzim Basha duhet të realizojë sëpaku tre detyra sipërore: a. Të kontestojë në formë legale Zgjedhjet politike të kaluara b. Të fitojë Zgjedhjet në PD c. Të integrojë “rivalët” në sistemin e brendshëm drejtues të Partisë Demokratike.

Porse, në 13 Qershorin e ardhshëm, kur demokratët do të votojnë, dhe sigurisht në betejat e ardhshme politike të Opozitës, demokratët dhe tanimë edhe shumica e shqiptarëve, kanë nevojë për Lulëzim Bashën. Pasiqë objektivisht dhe pa mëdyshje mund të them, se çdo “rival” tjetër që kërkon postin e tij (tanimë një post luftimi), do të bjerrte kohë të dobishme dhe do të krijonte dobi për Partinë Socialiste dhe jo për Partinë Demokratike, e cila do të prapsonte ndjeshëm…/ Artur Zheji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.