E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse  SPAK amnistoi Ermal Mamaqin që  leshonte fatura fiktive  pëf Ilir Beqajn?
Lajme

Pse SPAK amnistoi Ermal Mamaqin që leshonte fatura fiktive pëf Ilir Beqajn?

 

A ekzistonte një ujdi në SPAK që Ermal Mamaqi të lihej jashtë hetimit për faturat që i dha Ilir Beqajt. Sot, Prokuroria e Posaçme vendosi të dërgojë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj, pas muajve të tërë amnistie. Sado u përpoq ky i fundit të hidhte pa fund lekë dhe të përdorte besimin e Ramës, sërish nuk ja doli.

2. Për aferat në shëndetësi, Beqaj ja doli të rrijë larg burgut. Por, pa u mbyllur mirë plaga e parë, ai nxitoi të vidhte fondet e BE, gjë që nuk mund të kalonte në heshtje nga ndërkombëtarët. SPAK ka treguar sot se si u përdor lokali “Gzona” për pastrim parash, lokal që dyshohet që është i Beqajt, por ka fshehur pronësinë.

3. Sipas SPAK, “Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, këto veprime janë kryer për fshehjen e përfituesit direkt.”

4.  Lokali  i Ermal Mamaqit  i përdorur si lavatriçe parash nuk përmendet nga SPAK. Agjentët e BKH janë urdhëruar të vazhdojnë procesin lidhur me faturat false për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndërsa për Ermal Mamaqin hetimi është ndërprerë.

5. Që nga 1 shkurti 2024, ndaj Mamaqit dhe 4 bizneseve të tij nuk do të bëhet më hetim. Provat e mbledhura nga BKH  për Mamaqin janë konsideruar pa vlerë dhe janë  pushuar pas ujdisë në SPAK, me arsyetimin se është person publik pa precedentë dhe për mungesë provash bindëse.

6. Në dosjen hetimore, Mamaqi figuron si person i tretë që është përdorur për pastrim parash. Lokali i tij “ME’NAM” ka lëshuar fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA”. Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Posaçme, “ME’NAM” ka pritur fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra, të cilat i përkasin restorantit “GZONA”.

7. Ndërsa SPAK ka konstatuar lidhjen mes “ME’NAM” dhe Ilir Beqajt, nuk ka pasur asnjë masë apo zhvillim lidhur me pronarët  Ermal Mamaqit dhe bashkëshortes së tij, Amarda Toska, për të zbuluar burimin e pasurisë së tyre të madhe dhe të paarsyeshme, duke përfshirë vila, apartamente dhe biznese luksoze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.