E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse  SPAK e la të lirë mjekun me shumë gra kur e dinte si trafikant armësh?
Lajme

Pse SPAK e la të lirë mjekun me shumë gra kur e dinte si trafikant armësh?

Më bëri përshtypje arrestimi i një mjeku që paska pasur marrëdhënie poligamie.

Pas arrestit dhe akuzës që iu bë Safet Gjicit, arresti i mjekut për marrëdhënie me një të mitur dhe me disa gra njëkohësisht, desh fjeta mendjen me idenë që “drejtësia vijon të merret me gjyqe morali”. E gabuar sa më s’ka, por kur bëhet udhë e fle mendjen robi. Kjo është situata ku jetojmë…

Mirëpo historia e mjekut qenka më e thellë dhe më rëndë sa ç’u shit në media arresti i tij.

Sipas disa raporteve mediatike të mëparshme, një i penduar i SPAK ka denoncuar se mjeku na qenka përfshirë në disa episode shitje armësh. Madje paska pësuar edhe një goditje me eksploziv.

SPAK paska qenë në dijeni të plotë, sepse i penduari paska nja 3 vite që e paska denoncuar mjekun si trafikant armësh.

E ka ditur dhe e ka lënë të lirë. Madje edhe e ka lejuar të promovohet në profesion. Edi Rama dhe Ogerta Manarstirliu madje e kanë lavdëruar publikisht mjekun, i cili paskësh qenë i denoncuar nga një i penduar.

Tani pyetjet për SPAK-un janë të pashmangshme.

Si ka mundësi që një e denoncuar me fakte konkrete gjendet i lirë e pa mbikëqyrje, ndërkohë që paraburgimi është plot me persona nën hetim, pra pa prova evidente?!

Cili rrezikon më shumë sigurinë publike, një i kallëzuar për politikë, apo një i kallëzuar nga një i penduar?!

Dhe kur mendoj që lajmi që triumfoi ishte “arrestohet një mjek për poligami dhe pedofili” ma shton dyshimin që e keqja është më e thellë sesa duket…

A po përdoret gjykimi popullor për moral për të fshehur gjëra të tjera më të rënda?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.