E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse  SPAK nuk sekuestron pasuritë  e ish-ministrit Ilir Beqja
Lajme

Pse SPAK nuk sekuestron pasuritë e ish-ministrit Ilir Beqja

 Beqja u arrestua  për vjedhjen e fondeve të BE dhe korrupsion

Ilir Beqja është arrestuar për vjedhjen e 110 mijë euro fonde të BE dhe është nën gjykim për skandalin e Sterilizimit dhe hetimin e tre koncesioneve në shëndetësi, me vlerë 480 milionë euro. Megjithatë, SPAK nuk ka sekuestruar ende pasuritë e tij, ndryshe nga ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar për korrupsion.

Beqja është akuzuar për “Shkelje të barazisë në tenderë, korrupsion dhe pastrim parash”, por pasuritë e tij mbeten të paprekura. Telefoni, kompjuteri, 47 mijë euro dhe një arkë me dokumente u sekuestruan, por jo restoranti “Gzona” në Tiranë, me vlerë 1.1 milionë euro, i hapur pas largimit të tij si ministër.

Po ashtu, fermë-resorti “Albania Ionian Coast Olive Oil” në Finiq, me vlerë investimi të dyshimtë, nuk është sekuestruar. Ferma tjetër “Agro-Isaku-Finiq”, ku Beqja zotëron 70% të pronësisë, mbetet e paprekur. Hotel me 6 kate në Sarandë, ndërtuar në tokë ushtrie dhuruar nga ish-ministrja Olta Xhaçka, është një tjetër pasuri që SPAK nuk ka sekuestruar.

SPAK duhet të veprojë ndaj këtyre pasurive të dyshimta të Beqjes dhe pasurive të tjera që BKH ka zbuluar, përfshirë 80% të aksioneve te firma “INTECH+”, 8 apartamente në Tiranë, 5 apartamente dhe 2 lokale në Vlorë, dhe vila në Lalz e Dhërmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.