E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse SPAK-u  kërkon të ruhet sekreti hetimor  për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj?!
Lajme

Pse SPAK-u kërkon të ruhet sekreti hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj?!

Tre kontrata famëkeqe të qeverisë Rama për skandalin e inceneratorëve

Arben Ahmetaj, zyrtar dhe ministër socialist me një karrierë të gjatë, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për korrupsion, pas dy dekadash në politikë. Akuza lidhen me skandalin e kontratave të ndërtimit të inceneratorëve, të lidhura me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka kërkuar heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt për të lejuar arrestimin e tij.

SPA, në një deklaratë të hënën, njoftoi se ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt. Detajet mbi akuzat nuk janë të ditura dhe SPAK ka kërkuar që sekreti hetimor të ruhet. Kërkesa për të ruajtur sekretin hetimor është dërguar në Kuvend, dhe SPAK ka kërkuar që procedurat e shqyrtimit të dokumenteve të kryhen pa praninë e publikut, për shkak të vazhdimit të hetimit për persona dhe fakte të tjera.

Arben Ahmetaj ka qenë pjesë e qeverisë socialiste në vitet 1997-2005, fillimisht si drejtues i administratës tatimore dhe më pas si zëvendësministër. Ai u përball me akuza për korrupsion në vitin 2005 në lidhje me skandalin e Albtelecom, por u dha i pafajshëm në atë kohë. Ahmetaj ka deklaruar se ka një pasuri familjare prej rreth 3 milionë eurosh.

Pas rikthimit të socialistëve në pushtet në vitin 2013, Ahmetaj ka shërbyer si Ministër i Ekonomisë dhe i Sipërmarrjes dhe më pas si Ministër i Financave. Ai më vonë u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Në vitin 2015, qeveria shqiptare në atë kohë ka nënshkruar një kontratë për ndërtim inceneratori në Elbasan në mënyrë emergjente, e cila më vonë u konsiderua e paligjshme. Pas kësaj, u nënshkruanë dy kontrata të tjera për ndërtimin e inceneratorëve në Elbasan dhe Tiranë.

Në këtë moment, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në burg dhe po përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Alqi Bllako, ish-sekretari i përgjithshëm në ministri dhe ish-deputet, është nën akuzë për korrupsion.

Arben Ahmetaj është zyrtari më i lartë qeveritar që në tre dekadat e fundit përballet me akuza të tilla për korrupsion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.