E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PSG-ja kërkon mesfushorin e Bayernit
Sport

PSG-ja kërkon mesfushorin e Bayernit

Paris Saint-Germain është e interesuar t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches, sipas gazetës Kicker.

Sezonin e kaluar, mesfushori ishte pjesë e klubit anglez, Swansea City, si huazim, por aty ai nuk arriti të shfaqë talentin e tij. Megjithatë gjigantët e Francës janë adhurues të mëdhenj të aftësitë dhe talentit të tij, dhe për këtë arsye duanë të tentojnë ta sjellin atë në Paris, transmeton Gazeta Express.

Portugezi, sezonin e kaluar, nuk arriti të shënojë asnjë gol dhe nuk e bëri asnjë asist. Megjithatë, ai arriti t’i krijojë gjashtë raste të mirë për gol gjatë 12 paraqitjeve të tij për Swansea Cityn. Gjithashtu, ai u tregua mjaft i saktë në pasimet e tij, duke i bërë 83% të 299 pasimeve të sakta.

Në vitin 2016, Bayern Munichu e bleu Sanchesin nga Benfica për 35 milionë euro. Megjithatë, ai nuk ka arritur ta bindë klubin gjerman ende, por ata nuk janë të gatshëm ta shesin ende, pasi që është vetëm 21-vjeçar dhe besojnë se mund të përmirësohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.