Publikohen pamjet e rënda, ja momenti kur rusët vrasin dy civilë ukrainas
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur ushtarë rusë qëllojnë dhe vrasin dy civilë të paarmatosur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.
Filmimi tani po hetohet nga prokurorët ukrainas si dëshmi për krim lufte. Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me rregullat e luftës, të cilat ndalojnë shenjëstrimin e civilëve.
Sipas CNN, njëri prej të cilëve ishte pronari i koncesionarit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron të bëhet publik emri i saj.
Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte atje si rojë.
Në video, civilët ukrainas shihen duke biseduar me ushtarët rusë, disa minuta para se të qëllohen nga pas dhe të vriten. Vajza e Plyats, Julia, tha se nuk mundi ta shikonte dot videon e vdekjes se babait të saj, por po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, në mënyrë që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit. “Ata janë xhelatë”, u shpreh ajo për CNN.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



