E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohen tezat e Ekonomisë dhe Fizikës
Lajme

Publikohen tezat e Ekonomisë dhe Fizikës

15 minuta pasi nxënësit hyjnë në provim

Edhe këtë herë, si në tre provimet e tjera, janë publikuar tezat e promovimeve. Ditën e sotme maturantët po zhvillojnë provimin e lëndëve me zgjedhje, por vetëm 15 minuta sapo ata kanë hyrë në salla është publikuar njeri variant i tezës së Fizikës dhe ai i Ekonomisë.

Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.34.18 AM
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.34.18 AM (1)
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.34.19 AM
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.34.19 AM (1)
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.34.19 AM (2)

Po ashtu është bërë publike dhe teza e psikologjisë:

WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.41.42 AM
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.41.31 AM
WhatsApp Image 2023-06-19 at 10.41.26 AM

Kujtojmë se këtë të hënë janë duke iu nënshtruar provimeve me zgjedhje mbi 30 mijë maturantë, ku procesi i testimit ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, një kërkese kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Kujtojmë që një ditë më parë dolën rezultatet e provimit të maturës për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.