Punon për Papa Françeskun, rezulton i prekur nga COVID-19
Një person është konfirmuar me koronavirus ditën e sotme në qytetin e Vatikanit. Personi në fjalë punon për Papa Françeskun. Lajmin e ka bërë me dije zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Drejtori i Zyrës, Matteo Bruni tha se personi në fjalë ka punuar në distancë që nga fillimi i marsit dhe tani është nën vëzhgim në shtëpi.
“Një rast i ri pozitiv me Covid-19 u konfirmua kohët e fundit, i dymbëdhjeti në qytet-shtetin e Vatikanit dhe midis punonjësve të Selisë së Shenjtë. Personi ka punuar në distancë që nga ditët e para e marsit”, tha Bruni.
Sipas CNN, Papa ka një mushkëri të dëmtuar nga një infeksion, është testuar dy herë negativ për koronavirusin. Ai është distancuar nga kushdo që mund të jetë bartës i virusit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



