Punonjësit e sistemit TIMS shesin të dhënat tek njerëzit e terrorizmit, krimit dhe medias
Skandal me përmasa kriminale në Ministrinë e Brendshme, të dhënat e ruajtura në sistemin TIMS shiten nga punonjësit përgjegjës tek njerëzit e krimit, mafies dhe spiunazhit serbo-rus. Të implikuar disa gazetarë. Minohet siguria kombëtare. SPAK dhe SHISH të verifikojë komunikimet e personave përgjegjës
Një skandal i përmasave ndërkombëtare, kriminal dhe mafioz, ka përfshirë Ministrinë e Brendshme. Segmente dhe punonjësit që kanë akses në sistemin TIMS kanë nisur të shesin me para të dhënat nga sistetimi, për persona të caktuar që kanë kaluar në kufi. Të dhënat janë vënë në dispozicion të grupeve kriminale, klaneve të korrupsionit dhe personazheve të lidhur me krimin e organizuar, terrorizmin, spiunazhin etj. Të dhënat e regjistruara në sistem për hyrje-dalje në kufi janë vënë në dispozicion të personave të paautorizuar në këmbim të parave dhe favoreve të tjera të paligjshme. Sipas informacioneve tepër të besueshme dhe të detajuara, njerëzit e krimit, segmente të dyshimta dhe disa përfaqësues të medias, kanë marrë në dorë të dhëna nga sistemi TIMS duke korruptuar zyrtarët që paguhen për administrimin e sistemit. Të dhënat i përdorin për aktivitet kriminal, shantazh, larje hesapesh etj.
‘Personat e paautorizuar që kanë arritur të marrin informacione sekrete në sistemin TIMS. Për emrat dhe veprimtarinë e tyre jemi gati të bashkëpunojmë me SPAK, SHISH dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.
Në vijim do të publikojmë edhe emrat e tyre që kanë blerë të dhënat për lëvizjen e shtetasve në sistemin TIMS për qëllime kriminale dhe mafioze. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë edhe disa gazetarë, të cilët paguhen nga grupet kriminale dhe politikanë të korruptuar. Këta me lidhje të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë me personat përgjegjës në sistem, kanë arritur të marrin të dhëna në mënyrë kriminale.
Sistemi TIMS është një nga regjistrat më të rëndësishëm me të dhëna, në të cilin kanë akses SPAK, policia, SHISH dhe vetëm një rreth i kufuzuar njerëzish. Të dhënat janë një nga bazat kryesore për të mbledhur prova në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Ky sistem kaq i rëndësishme për sigurinë kombëtare ka rënë në duart e mafies, e cila ka arritur të blejë punonjësit që paguhen për administrimin e sistemit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



