E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin dhe Kim “luftojnë” kush hyn i pari në limuzinë (Video)
Lajme

Putin dhe Kim “luftojnë” kush hyn i pari në limuzinë (Video)

Në mes të natës, Kim Jong Un mirëpriti mysafirin e tij të rangut të lartë në Korenë e Veriut , presidentin rus Vladimir Putin , i cili mbërriti të mërkurën.

Pavarësisht kohës së avancuar, të pazakontë, pritja ishte mbresëlënëse me nderime, tapete të kuq, por edhe parashikimi se dy drejtuesit do të lëviznin së bashku në të njëjtën limuzinë.

Por kush do të hyjë i pari?

Kamerat i kapën dy liderët të “grindeshin” se cili nga të dy do të hynte i pari, duke ia lënë vendin tjetrit.

Ata ngritën duart duke treguar drejt limuzinës, duke i bërë shenjë njëri-tjetrit të hynin, por pa ndërruar vendet. Në fund ishte Putini që i dha fund mosmarrëveshjes së vogël dhe hyri i pari.

Presidenti rus falënderoi Kim për ftesën në Phenian dhe tha se shpreson se takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Moskë.

Të dy u takuan për herë të fundit në Rusi në shtator dhe u zotuan të forcojnë lidhjet ushtarake
SHBA dhe Koreja e Jugut akuzojnë Veriun se furnizon Rusinë me artileri në këmbim të ushqimit dhe ndihmës ushtarake.
Të dy vendet e mohojnë këtë, por Putini është në kërkim të aleatëve që kur pushtimi i Ukrainës e ktheu atë në një paria në Perëndim. Pas Koresë së Veriut, Putin do të vizitojë aleatin e vjetër Vietnamin, ku pritet të diskutojë tregtinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.