E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin: Do t’i përgjigjemi sulmit të Ukrainës
Lajme

Putin: Do t’i përgjigjemi sulmit të Ukrainës

Forcat ukrainase duhet të dëbohen nga rajoni i Kurskut dhe Rusia do t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës, tha këtë të hënë presidenti rus Vladimir Putin.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai vuri në dukje se duke pushtuar rajonin e Kurskut, Ukraina po përpiqet të përmirësojë pozicionin e saj negociues.

“Por për çfarë lloj negociatash mund të flasim me njerëzit që qëllojnë mbi civilët”, tha Putin.

Ai vlerësoi se edhe Ukraina po përpiqet të ngadalësojë avancimin rus në front me sulm, duke shtuar se përkundër kësaj, forcat ruse po avancojnë.

Putin shtoi se Ukraina do të përpiqet të vazhdojë destabilizimin e rajoneve kufitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.