E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin: Lufta në Ukrainë është një zhvendosje tektonike e rendit global
Publik News

Putin: Lufta në Ukrainë është një zhvendosje tektonike e rendit global

Dominimit të Perëndimit po i vjen fundi

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti pasditen e kësaj të enjteje, 27 shtator, një fjalim të gjatë në “Valdai Discussion Club”, një institut me bazë në Moskë.

Në fjalimin e tij, presidenti deklaroi se periudhës së “dominimit të pandarë” të Perëndimit “po i vjen fundi”.

Ai shtoi se dekada e ardhshme është ndoshta më “vendimtarja” dhe “më e rrezikshmja” që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Perëndimi është i paaftë të qeverisë në mënyrë të njëanshme… sado që përpiqet ta bëjë këtë.”

Deklarata e gjatë e Putinit ishte një kritikë e madhe e kulturës perëndimore gjithashtu.

Më pas, ai u pyet se çfarë ka ndryshuar në botë vitin e fundit.

“Këto ndryshime po ndodhin tashmë e shumë vite, disa po i kushtojnë vëmendje. Këto janë zhvendosje tektonike të të gjithë rendit global.

Fillimisht, gjithçka është shumë e qetë, shumë e qetë… këto pllaka janë vazhdimisht në lëvizje dhe më pas vijnë kundër njëra-tjetrës, tensionet rriten dhe ndodh një tërmet.

Kështu ndodh këtu, së pari një akumulim tensionesh dhe më pas një tërmet.

Këto tensione kanë ndodhur në të kaluarën. Po shfaqen qendra të reja pushteti – nuk jam i vetmi që e them këtë. Këto ndryshime po ndodhin për arsye objektive”, tha ai.

Putin nënvizoi se është “Perëndimi ai që na ka çuar situatën në këtë pikë në Ukrainë”.

Megjithatë, ai tha se lufta e nisur do të bëjë që Rusia të përfitojë në të ardhmen: “Kjo do të na ndihmojë në forcimin e sovranitetit tonë – në të gjitha fushat, por në veçanti në fushat ekonomike”.

Në të kaluarën ne mendonim se po ktheheshim në një lloj kolonie islamike sepse nuk mund të bënim asgjë pa partnerë perëndimorë”, tha Putin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.