E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin merr hak ndaj 8 gjeneralëve të ushtrisë së tij
Lajme

Putin merr hak ndaj 8 gjeneralëve të ushtrisë së tij

Forcat ruse thuhet se janë përballur me strategji të dobët ushtarake, moral të ulët dhe nga rekrutët joprofesionistë që u detyruan të luftonin në pushtimin e Ukrainës.

Shtatë gjeneralë rusë kanë vdekur gjatë fillimit të konfliktit dhe vendi besohet se, ka shkarkuar tetë gjeneralë si hakmarrje për dështimet e tyre.

Ndërkaq, komandanti i ushtrisë gjenerali Vlaislav Yershov u shkarkua nga Putin, pasi njësia e tij ushtarake pësoi humbje të mëdha.

Përveç kësaj, gjeneral-koloneli Sergei Beseda, kreu i degës së inteligjencës së jashtme ka gjasa të jetë shkarkuar gjithashtu dhe është vendosur në arrest shtëpie.

Sipas raporteve të deklasifikuara të inteligjencës amerikane, presidenti rus ndihej sikur ishte “mashtruar” nga komandantët e tij, pasi ata nuk dhanë një raport të saktë të pushtimit.

Megjithëse Putin deklaronte rregullisht se përdorte “ushtarakë profesionistë” në konflikt, ai pranoi se, vendi kishte përdorur rekrutët e pa trajnuar. Kjo për shkak se ministria ruse e mbrojtjes “zbuloi disa raste të pranisë së rekrutëve”.
Një zyrtar amerikan tha se Putin “as që e dinte se ushtria e tij po përdorte dhe po humbiste rekrutët”, gjë që tregonte një dezinformim kundrejt tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.