E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin në sheshin e Kuq të Moskës: Një luftë e vërtetë po bëhet kundër Rusisë
Bota

Putin në sheshin e Kuq të Moskës: Një luftë e vërtetë po bëhet kundër Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një “luftë e vërtetë” po zhvillohet sërish kundër vendit të tij, ndërsa akuzoi elitat perëndimore për “mbjellje të urrejtjes dhe të rusofobisë”.

“Qëllimi i tyre nuk është gjë tjetër, veçse ta shohin rënien e vendit tonë”, tha Putin, duke mos ofruar asnjë provë për pretendimet e tij.

Ai i bëri komentet para të tubuarve në Sheshin e Kuq të Moskës, për nder të 78-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Nëntë Maji, që në Rusi njihet si Dita e Fitores, kujton mposhtjen e Gjermanisë naziste më 1945.

Putin, vendi i të cilit ka nisur pushtimin e Ukrainës qysh nga shkurti i vitit të kaluar, tha se “është krenar për ushtarët që po marrin pjesë” në, siç e quajti ai, “operacionin special ushtarak” të Rusisë.

Ai tha se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë “varen nga këta njerëz”.
“Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë vendimtare kthese. Një luftë e vërtetë ka nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, do t’i mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”, tha Putin.

“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022. Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Gjatë paradës ushtarake në Sheshin e Kuq, të pranishëm ishin edhe udhëheqës të ish-shteteve sovjetike, përfshirë Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kirgizinë, Bjellorusinë dhe Armeninë.

pKëto vende kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik në kohën e Luftës së Dytë Botërore, por kanë shpallur pavarësinë e tyre pasi blloku sovjetik, i dominuar nga Rusia, është shembur në vitin 1991.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.