Putin paralajmëron SHBA: Nëse furnizoni Ukrainën me raketa, Moska …
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar ditën e sotme se Moska do të reagojë nëse SHBA furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Sipas mediave shtetërore ruse, bëhet me dije se Putin ka thënë se “dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të “zvarritë konfliktin e armatosur për një kohë të gjatë” .
“Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte”, u shpreh Putin duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin nga SHBA ndaj Ukrainës, me sisteme të shumta raketore.
Kujtojmë se presidenti i SHBA Joe Biden, tha ditën e martë se SHBA-ja po i ofron Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



