Pyetjet që i duhen bërë sot Edi Ramës
Si e përkufizon “rastësinë” që vetëm pesë ditë pas takimit me ish drejtuesin e lartë të FBI McGonigal ka nisur hetimi për ish kryetarin e opozitës për financimet ruse?
Hetuesit amerikanë kanë dalë në përfundimin se A.Neza ka paguar drejtuesin e lartë të FBI për të shpikur një dosje kundër opozitës dhe Lulzim Bashës. Përse kërkoi Neza ngritjen e një hetimi nga i cili përfitonte vetëm ai?
Lidhja e PD me të ashtëquajturin financim të Rusisë ishte një nga kartat e forta të përdorura deri pak javë më parë nga Edi Rama për opozitën. A vazhdon kryeministri ti besojë këtij varianti të paguar me paratë e njerëzve të tij të afërt?
A e kanë informuar këshilltarët me dhe pa pagesë se miq të tij biznesmenë të njohur kanë marrë statusin e investitorit strategjik në bashkëpunim me oligarkun rus Oleg Deripaska?
A ka udhëzuar kryeministri nisjen e hetimeve për përfshirjen e bizneseve shqiptare me statusin e investitorit strategjik me oligarkun rus?
A shkon dot kryeministri në Amerikë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



