Që aeroportet tona mos të shërbejnë për largimin e rinisë, ndëshkoni Ramën me votë me dt.25!
Djemtë e “Don Boscos” në Tiranë prej javësh më kishin shkruar në rrjetet sociale dhe vetëm pasditen e djeshme gjeta kohën të shkoj t’i takoj. Beteja e 25 prillit ishte kryfjalë e bisedës miqësore, teksa u njoha me shqetësimet e tyre, ku kryesori është mungesa e një pune të mirëpaguar, për të përballuar më dinjitet jetesën në Shqipëri.
Bisedës nuk mund t’i mungonte as show bajat i kryeministrit Rama në aeoportin e Kukësit, investim I qeverisë arabe i kryer që në vitin 1999-të. Ky na e shet si arritje se ka shtruar 400m asfalt, ndërkohë harroi se gjatë qeverisjes së tij 400 mijë shqiptarë braktisën vendin e 200 mijë kërkuan azil. Me 25 prill përmes votës do të largojmë Edi Ramën, si e vetmja mënyrë aeroportet tona mos të përdoren për eksod masiv të rinisë sonë. Rinia është aseti ynë më i madh dhe vlefshëm, ndaj në duhet të punojmë që këtë tokë që na e lanë trashëgim të parët, t’ua lëmë një vend më të mirë fëmijëve tanë.
Ju uroj një javë të mbarë miqtë e mi,
Dash Shehi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



