E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Që nga fillimi i luftës mbi 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës
Lajme

Që nga fillimi i luftës mbi 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës

Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit, për shkak të sulmeve shumëvjeçare ruse, sipas të dhënave zyrtare.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, tha në televizionin shtetëror ukrainas se 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit.

Rreth 3.5 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022, tha ajo.

Para pushtimit, më shumë se një milion njerëz u zhvendosën brenda vendit që nga viti 2014, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.

Forcat e udhëhequr nga Rusia i kishin marrë nën kontroll pjesë të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në atë kohë.

Nuk ka pasur lëvizje të mëdha të njerëzve së fundmi, tha Vereshchuk, duke shtuar se disa prej të zhvendosurve ishin kthyer nëpër shtëpitë e veta gjatë një periudhe gusht-nëntor.

Kjo përputhet me zhvillimet e gjendjes ushtarake në terren, ku frontet në lindje dhe në jug kanë mbetur kryesisht të pandryshueshme.

Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, rreth 6.2 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit qoftë përkohësisht, apo përherë.

Para fillimit të luftës më 2022, Ukraina kishte një popullsi prej rreth 41.4 milionë./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.