Qeparon qelbet nga plehrat, qytetari: Peshqesh nga Rama
Mbeturinat në Qeparo duket se nuk po i bëjnë përshtypje Jorgo Goros në Himarë. Era e keqe e plehrave nuk po shqetëson kryebashkiakun në mënyrë që të marrë masa për të zgjidhur problemin në fjalë.
Një qytetar në redaksi ka dërguar Foto të koshave të plehrave në Qeparo. Siç shihet mbeturinat kanë mbushur kazanët, teksa kanë nisur të derdhen dhe në tokë. Në denoncimin e tij qytetari shkruan se Rama u ka lënë banorëve të Qeparos si peshqesh në Bashki, Jorgo Goron i cili duket se nuk po punon për qytetin.

Panorama në këtë pjesë të Qeparos, siç shihet në foto nuk është e këndshme apo higjienike pasi mbeturinat mund të rrezikojnë përhapjen e ndonjë infeksioni që mund të prekë banorët në shëndetin e tyre.
Denoncimi:

. Umbush Himara plerat, si aj plere qe na ka lën z. RAMA per peshqesh ne Bashki!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



