E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qershori i mbramë i Edi Ramës
OP-ED

Qershori i mbramë i Edi Ramës

Qershori ka rezultuar muaji me me fat deri tani për Edi Ramën, muaj që ka shenjuar gurët kilometrikë të karrierës së tij. Qershor 2013, fitoi zgjedhjet. Qershor 2017 rifitoi pushtetin, me ato që u njohën si zgjedhje shumë të diskutueshme.

Më shumë se kaq, nuk ka se ç’të pretendojë dikush që merret me politikë.

Ky qershor ku sapo kemi shkelur, ndryshon shumë me të meparshmit, dhe të gjitha gjasat janë që mos të ketë për Edi Ramën të njejtën shije. Gjasat janë që të jetë i hidhur, përmbysës për të.

Megjithëse rravgon nëpër Europë, si në qershorin e Leopold Bloom të James Joyse, njësoj, asgjë heroike nuk ka në këtë rrugëtim të gjatë për tu kthyer në fund në Itakë pa lavdi.

Sepse Edi Rama ka zgjedhur jo vetëm të mos konsiderojë elementin kryesor per hapjen e negociatave, që është realiteti dhe punët në Shqipëri, po për më tepër, me vetëdije ngjan se këtë aspekt po e përkeqëson çdo ditë.

Duke e lënë krimin, drogën, lidhjet e qeverisë me trafikun, si çeshtje e brendshme e parëndësishme, ai po tenton çdo ditë nëpër qendrat e Europës, të shesë një mall kallp, të paketuar bukur. Kjo nuk ka se si të funksionojë. Na pranoni siç jemi, thotëai, se i rregullojmë pastaj gjërat. Vetëm thoni Po, vetëm hapni negociatat. Nuk i kushton BE-së asnjë cent.

E mbrojti deri në fund ministrin që u bë i njohur botërisht per lidhjen me kryebandën e kanabisit, dhe tani i thotë Europës, pse nuk hap negociatat kur nuk do shpenzosh asgjë. Tahiri, krimi, droga, qenkan çeshtje të imëta te brendshme. Punë te tijat si me thënë, ska çi duhet Brukselit.

Duke e reduktuar hapjen e negociatave si një aferë, Edi Rama po e zhvesh nga çdo gjë solemne që ajo ka, që ka të bëjë me vlerat e Europës, si shteti ligjor, demokracia, transparenca, llogaridhenia, etj.

Rama nuk po bën asnjë përpjekje edhe në ditet e mbetura deri me 28 of June, për të treguar te paktën vullnet politik lidhur me kriteret që kërkon kontinenti i vjetër.

Kërkesa e tij për hapjen e negociatave, ngjan në thelb me një thirrje të dëshpëruar; thoni Po, që  unë të vazhdoj karrierën. Karriera e tij, më e rëndësishme se integrimi, se e ardhmja e Shqiperisë.

Pikërisht tek kjo thirrje e përsëritur, thoni Po, një Po nuk iu kushton asgjë, vetëm hapni negociatatat, pastaj të bëhet çtë bëhet, nga ky refren, mberrijmë në qershorin e mbramë të Edi Ramës. Ai po e paraqet dhe vete tani, në mënyrë ulëritëse, se njëJo nga Europa, është një përmbysje në fatin e tij politik.

Të gjithë shenjat janë që negociatat nuk hapen, që vendet anëtare në  Këshillin e Europës nuk do thonë Po.

Ky do të ishtë pa asnjë diskutim, një refuzim i qeverisë, jo i Shqipërisë, nga BE. Saktësisht një refuzim i Edi Ramës. Qershorin e shkuar, Europa vendosi ti japë edhe një shans, ia njohu zgjedhjet dhe e mbajti në krye. Po, kaq shumë ështëqelbur puna me krimin, me drogën, me sundimin si vezir i lindjes, sa nuk kaloi as një vit, dhe në qershorin e 2018, e njëjta Europë me gjase ka vendosur ti thotë Jo, Edi Ramës.

I konsumuar totalisht në opinionin e brendshëm dhe para qytetarëve, i gjendur në varfëri idesh, vizionesh e batutash, një goditje edhe nga Brukseli do të ishte fatale për të. Ndaj, ky ngjan vërtetë të jetë Qershori i mbramë i Edi Ramës, pas shumë syresh që kanë sjellë jo pak mbrothësi për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.