Qeveria e Ramës sot ka kaluar një vijë të rrezikshme
Qeveria sot ka kaluar një vijë të rrezikshme. Vrasja e qytetarëve nga policia e shtetit në mënyrë të paligjshme është hapi i fundit drejt greminës për çdo regjim.
Askush nuk mendon se atë policin e urdhëroi Rama apo qeveria të vriste. Por qeveria duhet të pyese veten se pse një polic i saj vret në tejkalim të ligjit një qytetar? Është paaftesia? Janë emërimet e paligjshme që e kanë mbushur policinë me elementë të inkriminuar? Apo mos ndoshta klima e dhunës buron nga lart?
Arroganca në qeverisje, kapja e të gjitha pushteteve, deklaratat prej të fortish nga zyrat e qeverisë inkurajojnë dhunë në kaskadë në të gjitha nivelet e shtetit.
Tani është në dinjitetin e qeverisë që të inkurajojë zbardhjen e ngjarjes dhe perballjen me ligjin të përgjegjesit. Çdo tentativë për të fshehur apo manipuluar provat ka pasoja të tmerrshme për vendin.
Perballë krizave dhe pakenaqesise në rritje, mbrojtja e fundit e socialisteve ka qenë se Rama nuk vret, nuk është i dhunshem. Por nëse të vret polici i Ramës, nuk ka ndonjë ndryshim të madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



