Qeveria italiane pezullon vaksinimin me AstraZeneca
Qeveria italiane ka njoftuar se do të pezullojë vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.
Ky vendim vjen pas lajmit se një adoleshente humbi jetën vetëm pak ditë pasi u vaksinua dhe pësoi një formë të rrallë të mpiksjes së gjakut. Camilla Canepa vdiq të enjten në moshën 18 vjeçare pasi iu dha vaksina më 25 maj, por një rast i tillë alarmoi qytetarët italianë për përdorimin e kësaj vaksine.
Njerëzit nën moshën 60 vjeç që kanë marrë një dozë të parë të AstraZeneca duhet të marrin një vaksinë të ndryshme për dozën e dytë, tha këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë Franco Locatelli në një konferencë shtypi. Ashtu si shumë vende evropiane, Italia ndaloi shkurtimisht vaksinimin me AstraZeneca në mars për shqetësimet e problemeve të rralla të mpiksjes së gjakut, kryesisht tek të rinjtë.
Por një muaj më pas rifilloi përdorimin e saj pas AstraZeneca tha se përfitimet i tejkalojnë rreziqet. Disa vende të tjera evropiane gjithashtu kanë ndaluar dhënien e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për njerëzit nën një moshë të caktuar, zakonisht variojnë nga 50 në 65 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



