E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria Rama shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror 2023
Lajme

Qeveria Rama shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror 2023

Departamenti Antikorrupsion në PD ka bërë transparente, shifrat e shpenzimeve për dieta e bileta të Qeverisë Rama në këto dy vitet e fundit, që kanë ardhur me rritje nga viti në vit e megjithatë, deklarohen gati trefish më pak se ç’janë në të vërtetë . Zëdhënësja e PD, Genta Vangjeli, dduke publikuar faktet, bëri thirrje se kjo situatë abuzimi duhet hetuar.

Në analizën vjetore të APP-së për 2023 janë pasqyruar shpenzimet për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar.

Sipas këtij institucioni për vitin 2022 vlera totale e shpenzuar për bileta ishte 2.9 milion euro ndërsa për vitin 2023 vlera totale ishte 3.6 milion euro ose 25% më shumë.

Të dy këto shifra fshehin fluturimet dhe shpenzimet lidhur me to të zyrtarëve të Ramës.

Partia Demokratike bën me dije publikun se shpenzimet fundore për dieta e blerjen e biletave të transportit ajror për vitin 2022 kapin vlerën totale të 8.1 milion euro

Për vitin 2023 kjo vlerë shkon në 9.5 milion euro ose 18% më shumë.

Vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3-fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.

Sikurse vërehet shpenzimet reale nuk përkojnë me vlerat totale sipas raportit të APP-së.

A janë këto rezultate veprime të kryera për shkaqe të mungesës së disiplinës profesionale apo veprime të kryera me dashje për të fshehur shpenzimet abuzuese e pa kriter të qeverisë që na drejton? Kjo duhet hetuar ….

Për parimin e transparencës as nuk po flasim sepse kjo qeveri dhe administrata e saj e konsiderojnë një fjalë boshe që kërkohet nga Brukseli, por nuk ka vlerë në Shqipëri.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.