E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qindra e ndoshta mijëra viktima në Francë, arkipelagu Moyotte goditet nga cikloni Chido
Lajme

Qindra e ndoshta mijëra viktima në Francë, arkipelagu Moyotte goditet nga cikloni Chido

Një tragjedi ka ndidhur në Francë në arkipelagun Mayotte në Oqeanin Indian, ku qindra, ndoshta edhe mijëra njerëz kanë humbur jetën. Këtë e bëri të ditur për mediat e huaja një zyrtar i lartë francez.

“Mendoj se do të jenë me siguri qindra, ndoshta edhe mijëra, disa mijëra”, tha në kanalin televiziv Mayotte La 1ere, prefekti Francois-Xavier Bieuville.

E pyetur për viktimat, ministria e brendshme franceze tha se “do të jetë e vështirë të evidentohen të gjitha viktimat” dhe se një shifër e saktë nuk mund të përcaktohej në këtë fazë.

Cikloni Chido goditi në Mayotte gjatë natës, tha administrata zyrtare e metereologjisë Meteo-France, me erëra me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë që dëmtuan vendstrehimet, godinat e qeverisë dhe një spital. Sipas Meteo-France, kjo ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin në mbi 90 vite.

Pamjet e marra nga ajri nga forcat e xhandarmërisë franceze tregonin rrënojat e qindra barakave nëpër kodrat e njërit prej ishujve Mayotte, ku ka pasur një përqendrim emigrantësh të paligjshëm nga Comorosi fqinj.

Rezultoi e vështirë përllogaritja e viktimave pas ciklonit, që shkaktoi shqetësime edhe për qasjen tek ushqimi, për ujin e pijshëm dhe higjienën, thanë autoritetet.

“Për numrin e viktimave, do të komplikohet situata, pasi Mayotte është territor mysliman ku të vdekurit varrosen brenda 24 orëve”, tha më herët një zyrtar i ministrisë së brendshme franceze. Sipas ministrisë, në Mayotte gjenden mbi 100 mijë emigrantë pa dokumente.

Duhen katër ditë udhëtim me anije që të mbërrihet në Mayotte, e gjendur gati 8 mijë kilometra larg Parisit. Mayotte është më e varfër se pjesa tjetër e Francës dhe është përballur prej dekadash me dhunën nga bandat dhe trazirat sociale.

Rreth 77% e banorëve në Mayotte jetojnë nën pragun e varfërisë. Tensionet ishin shtuar më herët këtë vit për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.