E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qyno: Ja prapaskenat e tenderit që futi Ballukun ‘kthetrat’ e SPAK
Lajme

Qyno: Ja prapaskenat e tenderit që futi Ballukun ‘kthetrat’ e SPAK

Gazetari investigativ Elton Qyno, ka komentuar hetimin që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas Qynos, ky është një zhvillim me peshë politike dhe juridike, pasi tregon se SPAK ka shtrirë hetimet deri në majat më të larta të qeverisë.

“Ky është një lajm me interes të madh publik, sepse lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si janë zhvilluar tenderat në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,”  u shpreh Qyno.

Sipas gazetarit, dosja e hetimit është regjistruar që prej vitit 2021 dhe ka në qendër tenderin për monitorimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, një procedurë e denoncuar më herët për mungesë transparence në ndarjen e kontratave koncesionare.

Gazetari Elton Qyno shtoi më tej gjatë intervistës në Syri TV, se Ministria e Infrastrukturës kishte hapur dy tendera të veçantë: një për ndërtimin dhe një tjetër për mbikëqyrjen e punimeve. Në tenderin e dytë morën pjesë katër kompani, të ndara në dy bashkime operatorësh ekonomikë. Fitues u shpallën HILL INTERNATIONAL NV dhe NET GROUP, e drejtuar nga Valter Begaj.

Sipas tij, gjatë kontrollit në banesën e Berberit, hetuesit e SPAK sekuestruan katër telefona, të cilët më pas u analizuan elektronikisht. Nga komunikimet e përgjuara, mes Berberit, zyrtarëve të ministrisë dhe vetë Ballukut, dyshohet se tenderi me vlerë 2 milionë euro ishte i paracaktuar, ndërsa komisioni i vlerësimit kishte zhvilluar një procedurë fiktive.

Bazuar në këto prova, SPAK ka regjistruar edhe një hetim të dytë, që synon zgjerimin e procedimeve për një episod tjetër të dyshuar korrupsioni në sektorin e infrastrukturës.

“E gjithë procedura është trukuar përmes negociatave të brendshme, ndaj Balluku ndodhet sot në këtë situatë juridike,” theksoi Qyno.

Gazetari shtoi se tenderi është zhvilluar në dhjetor të vitit 2021, dhe duke qenë se kanë kaluar gati pesë vjet, hetimi po afrohet në kufirin kohor të parashkrimit. “Nëse nuk merren masa brenda afatit ligjor, vepra penale mund të parashkruhet automatikisht,” – paralajmëroi ai.

Fjala e gazetarit Elton Qyno:

Sigurisht që ky është një lajm, për faktin se SPAK jo vetëm ka arritur tek niveli i zëvendëskryeministres në detyrë, zonjës Belinda Balluku, por përbën lajm dhe interes jo vetëm për të përgjithshëm, por edhe të veçantë për publikun për sa i përket çështjes për të cilën Balluku është hetuar dhe që së shpejti pritet t’i komunikohet akuza për shkelje të barazisë në tendera, por edhe shpërdorim i detyrës.

Është një situatë e cila është regjistruar që prej vitit 2021, çështje e cila përbën në thelb kohën edhe kur është dhënë një tender për monitorimin e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Është një rast që është denoncuar edhe nga ky televizion, por edhe nga media të tjera për mënyrën sesi është kryer jo vetëm kontrata koncesionare për ndërtimin e këtij tuneli, por është denoncuar edhe një kontratë tjetër që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve.

Kjo do të thotë se Ministria e Infrastrukturës, përveçse ka hapur tenderin për kryerjen e punimeve, ka hapur edhe një tender të dytë për mbikëqyrjen e punimeve.

Dhe në këtë tender të dytë rezulton që të kenë marrë pjesë 4 kompani, të cilat kanë bërë një bashkim operatorësh ekonomikë dhe nënkupton që 2 kompani kanë hyrë së bashku, ndërsa 2 kompani të tjera kanë hyrë së bashku me platformë që quhet BOT.

Dy kompanitë që kanë hyrë dhe kanë garuar së bashku janë HILL INTERNATIONAL NV dhe NET GROUP e Valter Begajt

Në momentin kur SPAK ka shkuar dhe ka kryer veprime hetimore ndaj këtyre subjekteve, qoftë nga Valter Begaj, Ervis Berberi dhe zotërinj të tjerë, të cilët tashmë janë të pandehur, në banesën e Ervis Berberit janë sekuestruar 4 aparate telefoni.

Të katër këto aparate telefoni janë këqyrur dhe ekspertuar elektronikisht për llogari të këtij procedimi të parë, por në fakt, pas verifikimit të mesazheve që ka kryer Ervis Berberi me Belinda Ballukun dhe zyrtarë të tjerë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, rezultoi që ishte paracaktuar edhe ky tender tjetër dhe kjo kontratë me 2 milionë euro.

Dhe në këto kushte, paralelisht me hetimin e parë, u nda një hetim i dytë. Ka një zgjerim të hetimeve për një episod tjetër të korrupsionit. Nga biseda e Berberit me Belinda Ballukun ka rezultuar që ky tender është paracaktuar dhe e gjithë procedura e komisionit të vlerësimit të ofertave në ARRSH ka qenë totalisht fiktive, pasi gjithçka është trukuar përmes negocimit që këto zyrtarë të lartë kanë bërë me njëri-tjetrin, prandaj dhe Balluku sot është në këtë gjendje juridike, sa i përket akuzës që pritet t’i bëhet javën e ardhshme.

Duke qenë që tenderi është zhvilluar në dhjetor të vitit 2021, nga momenti që është kryer vepra penale deri në momentin ku jemi sot, jemi në limitin kohor të hetimit të një dosjeje dhe komunikimit të akuzave. Nëse nuk merren masa brenda një afati 5-vjeçar, atëherë vepra penale parashkruhet dhe automatikisht t’i amnistohet, përmes afatit, sepse çdo vepër penale ka një afat që hetohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.