E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët i nxjerrin gënjeshtren Ramës për faturat e energjisë
Sot

Qytetarët i nxjerrin gënjeshtren Ramës për faturat e energjisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se në Itali paguhet 10 herë më shumë se në Shqipëri për faturën e energjisë, e për këtë publikoi një faturë. Por qytetarët kanë demaskuar kryeministrin duke publikuar faturat e tyre, ku rezulton se paguajnë 10 herë më pak nga sa thotë kryeministri. Por jo vetëm në Itali, shqiptarë në Greqi, Gjermani e SHBA kanë publikuar faturat ku edhe në këto shtete rezulton se paguhet më pak se në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama prej ditësh nga nisur një fushatë propagande se nuk do të heqë asnjë taksë pasi sipas tij me këto taksa shteti paguan diferencën e mos-rritjes së çmimit të energjisë. E në kuadër të kësaj propagande, kryeministri ka publikuar një faturë energjie në Itali, që sipas tij është paguar nga një shqiptar me banim në Firence dhe vlera e saj është 625.96 euro.

“Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”- tregon kryeministri Edi Rama se i ka shkruar shqiptari që jeton në Itali.

Por menjëherë pas publikimit të kësaj fature nga kryeministri, kanë qenë vetë qytetarët që e kanë demaskuar. Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Itali kanë publikuar faturat e tyre, e shumë prej tyre i kanë dërguar dhe në postën elektronike të SYRI TV ku deklarojnë se vërtet çmimi i energjisë dhe gazit në Itali ka njohur rritje, por faturat janë 10 herë më të ulëta se ajo çka kryeministri ka publikuar.

Sipas faturave të publikuara nga shqiptarët që jetojnë në Itali, faturat e energjisë variojnë nga 50 euro muaji e deri në 180 euro maksimumi kur ajo përfshin pagesë 3 mujore. Madje një qytetare ka publikuar një tjetër faturë ku rezulton se vlera e saj është 73 euro, por ajo është kategori që përfiton bonus social pasi të ardhurat nuk i mbulojnë shpenzimet mujore, e në këtë rast, kjo familje jo vetëm që nuk paguan, por duke qenë se nuk e ka konsumuar energjinë e dhënë falas nga shteti, në muajin e ardhshëm mund të konsumojë edhe 99.40 euro energji më shumë se paketa mujore.

Por ky provokim i kryeministrit Edi Rama ka ngjallur edhe reagimin qytetarëve të tjerë shqiptar që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në SHBA. Një tjetër qytetar ka publikuar faturën e energjisë në Greqi, ku për dy muaj një familje paguan 159 euro. Në Gjermani fatura vjetore është pak më shumë se 300 euro apo rreth 32 euro në vit. Ndërkohë edhe në SHBA fatura e energjisë rezulton disa herë më e ulët, ku në faturën e një familje mesatare që jeton në Nju Jork, konsumi mujor është 47 euro.

Jo vetëm kaq, në komentet e bëra në murin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, qytetarët i kujtojnë atij edhe nivelin e pagave të këtyre vendeve krahasuar me Shqipërinë, ndërsa sjellin në vëmendje që qeveritë e këtyre shteteve kanë ndërhyrë me paketa direkte për të ndihmuar familjet që nuk përballojnë dot shpenzimet mujore, apo me bonuse kesh për pensionistët dhe për fëmijët në shkolla, në mënyrë që t’u hiqet barra e shkollimit familjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.