Qytetari denoncon lejen e dhënë afër linjës së tensionit të lartë: Biznesi ishte në shkelje të ligjit!
Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Lushnje. Një vinç, i cili po punonte për ngritjen e një kapanoni ka prekur kabullin e tensionit të lartë. Si pasojë e kësaj ka ndodhur një shpërthim i fortë, që ka lënë të vdekur një person,
Roland Verçanin dhe ka plagosur tetë persona të tjerë, mes tyre edhe deputetin e Lushnjes, Bujar Çela.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë një qytetar denoncon se në bazë të legjislacionit nuk lejohet ndërtimi pranë kabinave dhe shtyllave të tensionit të lartë Lushnjë. Ai ngre pikëpyetje lidhur me aprovimin e lejes së ndërtimit nga drejtuesja e Urbanistikës në Lushnjë. Sipas tij, kjo ngjarje e rëndë duuhet të jetë subjekt i një hetim penal dhecivil për shefen e urbanistikës Lushnjë dhe gjithashtu edhe për drejtorin e IKMT-së në qytetin përkatës.
Qytetari shkruan:
Po ju shkruaj per rastin e Lushnjes e cila la te vdekur 2 persona dhe disa persona te plagosur. Me ligj asnje biznes ose individ nuk mundet te ndertoj prane kabinave dhe shtyllave te tensionit te lart elektrik. Si ka mundesi qe shefja e Urbanistikes Lushnje M.H ka miratuar kete leje ndertimore. A nuk duhet te nisi nje hetim penal dhe civil per shefen e urbanistikes M.H dhe drejtorin e IKMT Lushnje R.K te cilet kane lejuar ndertimin e ketij kapanoni ngjitur me shtyllen e tensionit te larte dhe disa ndertimeve te tjera qe kane lejuar te ndertohen ne Lushnje duke shkelur rregullat e ndertimit.
Dëme të shumta, mund të ishin vrarë njerëz
Banorët e shtëpisë ngjitur me zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur. Shpërthimi ndodhi te biznesi i deputetit socialist, Bujar Çela/
Me lot në sy, i zoti i një shtëpie ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.
Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.
Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…
Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…
Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



