Qytetari nga Gramshi, rreh mjekun në spital
Një 59 vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjek për shkak të detyrës. Njoftohet se është arrestuar shtetasi me inciale Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, i cili akuzohet për veprën penale:“Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


