E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari rrëfen se si u zhvat nga mikrokreditë
Lajme

Qytetari rrëfen se si u zhvat nga mikrokreditë

Për 71 mijë lekë, më morën 11 milionë­

Fiqiri Bruçi është një prej mijëra shqiptarëve të cilët kanë rënë “pre” e mikrokredive. Bruçi ka treguar gjithë kalvarin e zhvatjes së tij përmes skemës së mikrokredive.

Ai tha se zanafilla e gjithçkaje ka qenë një overdraft të cilin e kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë në vitin 2006 për të shkolluar fëmijët. Bruçi u shpreh se deri në vitin 2008 e pagoi të gjithë principalin, pasi nga shuma prej 169 mijë lekë të reja që mori overdraft, i kishte dhënë bankës 215 mijë lekë.

Kur bashkëshortja ndryshoi punë dhe bankën ata menduan se e kishin mbyllur overdraftin, por në fakt i kishin mbetur 71 mijë lekë kamat-vonesa.

Në vitin 2016, Bruçi tha se u njoftua se kjo pjesë e overdraftit të pashlyer ishte blerë nga MCA Albania për 280 mijë lekë të reja.

“Më datë 28.06.2006 bashkëshortja merrte rrogën pranë një banke dhe për të shkolluar kreditë detyrohemi të marrim një overdraft 169 mijë lekë të reja. Këto para i paguam rregullisht pa asnjë kamatë vonesë deri më datë 10.07.2008 dhe shuma e derdhur e detyrimit vajti në 215 mijë lekë, pra ishte paguar principali dhe kamatat. Në këtë moment bashkëshortja ime ndërroi punë dhe e merrte pagën në një bankë tjetër. Ne vajtëm te baka e parë për të parë sa ka ngelur, pasi do t’i derdhnim nga jashtë.

Në 2008 na thonë te baka që këtu nuk ke për të paguar pasi e ke paguar principalin, por duhet të shkosh te drejtoria qëndrore që të shikosh dhe sa të ka ngelur nga kredia. Ne i bëmë një shkresë bankës dhe nuk na ktheu përgjigje dhe e fjetëm mendjen që nuk kemi më për të paguar.

Në 2016 MCA-ja na njofton me telefon se ju keni një kredi për të paguar. Na morën 8-vjet më mbrapa dhe shkojmë takojmë Andis Gjoka te MCA-ja dhe i themi që nuk kemi kredi se e kemi paguar. Ata na thanë që kredinë tuaj nga banka e kemi blerë ne për 280 mijë lekë lekë të vjetra dhe duhet të na e shlyheni ne. Ne i shkruajmë bakës për detyrimin që kishim ngelur dhe ja ku e keni me shkresë që detyrimi është 7 mijë e 100 lekë dhe ku njoftohet se ky detyrim i është shitur për 280 mijë lekë te MCA Albania”, tha Bruçi, teksa më tej tregoi se si MCA i bllokoi pagën e të gjithë familjarëve dhe i detyroi që të merrnin një kredi për të shlyer kredinë e parë.

Ndër të tjera qytetari theksoi se MCA i ka zhvatur 11 milionë për një kamatë 71 mijë lekë.

“Pa ofruar asnjë marrëveshje na bllokuan pagat, ndërkohë që kishim hapur dhe gjyq. Mua, gruas dhe djalit na u bllokuan pagat dhe nuk kishim me çfarë të hanim. Na detyroi MCA-ja të merrnim një kredi, ramë dakord ta merrnim atë kredi dhe ta shlyenim atë kredi.

Nga viti 2016 e më pas, çdo fundviti më vendosnin sekuestro mbi pagën dhe më detyronin të paguaja 1 milionë lekë të ma hiqnin. Vazhdova pagova dhe unë prisja vendimin e gjykatës. Nga të gjitha dokumentacionet që kam unë kam paguar në total 11 milionë MCA-së për 70 mijë lekë të vjetra”, tha ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.