Ra ky mort me tregu servilosjen e pështyrë për pak propagandë !
Erion Veliaj njihet si politikani më i paskrupull në mjedisin politik shqiptar, dhe këtë e vërtetoi sërish sot në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Në një ceremoni shtetërore në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku homazhet për gjeniun e letrave ishin në qendër të vëmendjes, Veliaj tregoi edhe një herë se si mund të shkëlqesh me mungesë etikete. Mes politikanësh, njerëzish të kulturës dhe qytetarë të thjeshtë që ishin mbledhur për të nderuar Kadarenë, Veliaj u shfaq si një satelit i palëvizshëm rreth Helënës dhe dy vajzave të shkrimtarit, duke pritur çastin e duhur për të kapur vëmendjen.
Kushdo që e njeh Veliajn dhe ia di marifetet, e kupton se kjo skenë e krijuar prej tij nuk ishte thjesht një shfaqje e papërshtatshme. Ishte një demonstrim i paskrupullt i aftësisë së tij për të përdorur edhe momentet më të ndjeshme për të marrë vëmendjen e Edi Ramës dhe për të bërë propagandë.
Sjellja e Veliajt si “njeriu i shtëpisë” së Kadaresë nuk ishte gjë tjetër veçse një gjest propagandistik, një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar fytyrën e tij nga korrupsioni i jashtëzakonshëm që ka mbuluar bashkinë e Tiranës. Në përpjekjet e tij të fundit për të pastruar imazhin, Veliaj ka përdorur çdo mjet të mundshëm, nga sulmet ndaj Ramës me mediat e tij, deri tek përulësia publike, në një përpjekje të dëshpëruar për të dalë nga balta e korrupsionit ku është zhytur kokë e këmbë me aferën e vjedhjes me inceneratorin që nuk ekziston dhe me super-skemën korruptive të ‘5D’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



