‘Radari funksionon’, policia arreston të riun me shpejtësi ‘skëterë’
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor.
Gjatë kontrolleve u vu në pranga një 29-vjeçar me iniciale H.M. për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
“Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Mjetet e transportit publik, zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool”, apelon policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



