E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakip Suli qokë 375 MILIONË Lekë Qefaliajve
Publik News

Rakip Suli qokë 375 MILIONË Lekë Qefaliajve

Pasaniku i ri i familjes rrahu policin në Rinas pak ditë më parë

Tenderi i fundit i kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit mund të krahasohet në mënyrë sarkastike me një “qokë synetlliku”.

Si “kamzali i vjetër”, në “festën e Qefaliajve” pasi i riu Rigers Qefalia, djali i kryetarit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia “u bë burrë” pasi rrahu një polic në Rinas, i ka bërë qokë familjes një tender prej mbi 375 MLN Lekësh pa TVSH.

Tenderi me objekt ndërtim të disa rrugëve në Kamëz i është dhënë kompanisë Dajti 2007 dikur në pronësi 100% të Kujtim Qefalias, e sot në pronësi të Lulzim Qefaliajt.

Procedura e Prokurimit Publik është shënuar me Flamur të Kuq për “Skualifikim i të gjithë Operatorëve Konkurrues Përveç Fituesit” me rrezikshmëri për pazare klienteliste me këtë firmë, pasi janë skualifikuar 4 kompani që ajo e Qefaliajve të shpallej fituese.

Është skualifikuar edhe bashkimi i kompanive që kanë ofruar vlerën më të ulët në garë për arsye mungesë certifikatash kontrolli për fadroma dhe dokumentacionesh për autobotë uji.

Po ashtu një ndër kriteret që ka skualifikuar njërën prej kompanive është ironikisht edhe mos-vërtetimi se administratorët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale, ndërkohë që nipi i deputetit të PS Xhemal Qefalia rreh punonjësit e Rinasit, nuk procedohet por për të nuk jepet informacion as nga Policia.

Pra filozofia e ndarjes së parave publike është e thjeshtë: Taksat e popullit i rialokojnë në xhepat e tyre përfaqësuesit e sektit të Rilindjes.

Goxha qokë Rakipi para se të shkelte në SPAK sot, të presim kush do e bëjë qokën e radhës nga funksionarët publikë me paratë e popullit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.