Rama, asnjë lëshim për ‘Astirin’, thirrje banorëve: Lironi rrugën!
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot, banorëve të zonës së Astirit të lirojnë rrugën dhe të lejojnë zhvillimin e projektit.
Rama foli për herë të parë nga kryeministria, gjatë një takimi me koordinatorët. Ai tha se nuk do të pranojë të paguajë për “rrumpallën” e viteve të kaluara duke iu referuar banorëve që nuk janë të legalizuar dhe u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën.
Kësisoj, kryeministri nukka bërë asnjë lëshim për qindra familjet që u shemben shtëpitë dhe bizneset dhe po protestojnë për më shumë se dy javë rregullisht në dyert e bashkisë së Tiranës dhe në rrugën ku do bëhen shembjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



