E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, Basha, Meta dhe diversioni qe po thur Bermuda e Vdekjes
Publik News

Rama, Basha, Meta dhe diversioni qe po thur Bermuda e Vdekjes

Prej ditësh ka nisur një kor i mirëorkestruar nga njerëz pranë bermundës së vdekjes, “Gjiri i Lalzëit- Surrel -Rolling Hills” që ka për synim të hedhë dyshime mbi të gjitha zërat që po vijnë nga jashtë “vullnetit politik” të sektit hajdurt tridhjetë vjecar. Këta ndahen në gazetarë dyshues gjysem seriozë të cilët i bëjnë hyzmet zarfit ose bukës së fëmijës kur janë pa bukë, dikush vilave dhe privilegjeve por ka edhe prej atyre të cilët i ka kapur paniku dhe nuk kanë asnjë mënyrë për ta ndaluar hemoragjine që po i ndodh sektit tripolar. Ka edhe prej atyre të cilët akulloren e kanë stil jetese dhe për të kapur ndonjë pikë tek shefat e tyre bëjnë zvarranikun vullnetar. Kjo nuk është fare e vështirë për t’u dalluar sepse cdo lexues i thjeshtë mund ta prekë lehtësisht këtë. E lexon tek natyra e sekrecioneve që kanë në gojë, tek stili fare pa klas për të ftuar xhelatët e tyre në aktin e përdhunimit vullnetar, tek solidariteti që kanë brenda llojit etj…
Ata janë krijesa pa identitet, që jetojnë me jargë dhe qëllimi më i madh i jetës së tyre është të zëvendësojë konkubinat e Erion Velisë tek ujësjellësi kur të vijë partia e tyre në pushtet. Ky është qëllimi më i madh i jetës së tyre dhe po t’i dëgjoni në privat se c’llomotisin kafeneve, thonë: Mos na iku mosha. Po nuk fituam edhe këtë herë zgjedhjet dmth nuk fitojmë më kurrë dhe nuk ia vlen më të luftojmë. Jeta e tyre është e lidhur me zgjedhjet, me listat, me drejtoritë, me ujësjellësin, me tubat, me kreditë e bankave, më ndonjë drekë në bregdet në fundjavë, më ndonjë plackë të kapur, me udhëtime jasht shtetit, me ndonjë dashnore të mirë që ta toleron edhe gruaja, mjaft që të sjellësh para të mira në shtëpi. Ti e kupton këtë tek stili i tyre i jetesës, tek stili i shpirtit të tyre që që reflekton vetëm zi. Nuk kanë pikën e tëheqjes, nuk kanë pikën e nurit, zvarriten si buburreca nga selia në seli dhe kur dalin u thonë njëri –tjetrit: a na pa shefi i madh që ishim këtu kur kaloi?

Kupola e Tiranës dhe tre bandat e mëdha janë në panik sepse e ndjejnë se Shqipëria është shtatzënë me revoltë dhe në mos me revolucion me pështymë e neveri tek të cilat ata nuk dinë të notojnë. Ata e ndjejnë neverinë, ndjejnë pështymat e njerëzve, ndjejnë që askush nuk i beson më, ndjejnë që janë të dalë boje, ndjejnë që me të gjitha paratë që hedhin për të ndërtuar bermudën e rrenave dhe të mashtrimit, shqiptarët nuk i besojnë më. Vërtetë që numri i naivëve është në rritje e sipër, por edhe më naive i naivëve, nuk mund ta imagjinojë se Shqipëria mund të mbetet në duart e këtyre.

Nisur nga kjo frikë e madhe dhe nga ky panik, ata po ndërtojnë një strategji plotësisht idioteske, që ka për qëllim të hedhë dyshime dhe baltë mbi të gjithë ne që flasim jashtë korit të tyre. Duke qenë se satrapi i Surrelit është prej djajve më të pabesë dhe më të rrafinuar në vend, ai po e fut kreun e Opozitës dhe Presidentin në një qorrsokak tjetër të cilin ata nuk po e kuptojnë. Përvecse po u jep cfarë të duan, në këmbim që të bëjnë ekzaktësisht këtë që janë duke bërë, Rama si një diversionist satanist dhe një Makiavelist pervers pa asnjë pikë morali ashtu sic janë edhe udhëzimet tek “Princi”, financon një kor ana-istësh që t’i mbajë në panik Bashën, (Berishën) dhe Metën, duke u krijuar atyre iluzionin se Rama po kontrollon të gjitha zërat e rinj opozitarë dhe se ata nuk kanë asnjë rrugë tjetër për të mbajtur hisen e tyre në Shqipëri dhe për të ruajtur privilegjet që ua sjell të qënit pjesë e skemës për sundimin e shqiptarëve, pervecse t’i binden atij. Tashmë janë bërë të tre bashkë dhe po financojnë fort tezat se kush nuk është me Opozitën e Lulit punon për Ramën dhe kush është me Lulin është gjithashtu me Ramën, pasi tashmë e di e gjithë Shqipëria se Luli, Meta dhe Rama kanë një plan. Të ruajnë statukuonë deri në një moment të dytë pasi bota është pa bord drejtues. Derisa të zgjidhet bordi i ri drejtues i botës që do të ndodhë vetëm pas një konflikti mbase dhe ushtarak brënda këtij viti ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës, ata do të përpiqen të ruajnë sundimin dhe do të bëjnë marrëveshje ndërmjet tyre që të shkrijnë këdo të ri që do të dalë, pasi nuk e dinë se si mund të shkojë loja më pas.

Duke shuar cdo ze kundër dhe duke hedhur dyshime mbi cdo zë që bën opozitë jashtë skemës Basha-Meta-Berisha, ata përpiqen të ruajnë monopolin e aksionit opozitar dhe si të tillë kanë ekskluzivitetin e presionit ndaj Ramës, për rrjedhojë edhe shpërblimet që shpërndan satrapi i Surrelit për për ta, që ta mbajnë këtë skemë në këmbë. Do të ishte e tepërt të kujtoj për lexuesin zhgënjimin e madh të shqiptarëve prej Presidentit së Republikës pas grisjes së pantallonave për Kushtetutën dhe zhgënjimin e madh të shqiptarëve për gjumin letargjik të kreut dembel të Opozitës Lulzim Basha.

Cila është alibia që mbrojtësit e kësaj teze i furnizon me një argument të fortë dhe që mund te jënë pjesërisht të besueshëm tek njerëzit?

Alibia është se Rama vërtetë është duke financuar segmente opozitare false me karagjozë nacionalistë, me karagjozë sorosianë, me karagjozë fetarë, me karagjozë tyrrlilloji, të cilët I ka rritur vetë me mediat e tij dhe me rrogat e tij dhe që nuk kanë asnjë aksion intelektual, akademik, politik që ka tentuar të investohet në përballjen me tre bandat në pushtet. Ai po i përdor të gjitha skemat për të ndërtuar alibinë e kontrollit të plotë, sepse kështjella e imoralitetit të sektit pervers të Rilindjes, tashmë është shembur plotësisht.

Rama është duke sponsorizuar shoqata, fondacione, figura publike, personazhe të njohur që kanë akses dhe popullaritet tek njerëzit e thjeshtë në rrjetet sociale, për të krijuar opozitën që do ai. Kështu pasi ka marrë plotësisht nën kontroll Lulin dhe pasi ka shpartallur përfundimisht PD-në, kërkon të kontrollojë cdo lloj klime alternative opozitare që shfaqet aty këtu, për t’ia ulur pazarin Lulit dhe Ilirit, duke u thënë se ju nuk jeni opozita e vetme në Shqipëri por unë mund të ndërtoj opozita të reja sat ë dua unë dhe t’ju hap punë ju.
A e dini se e vetmja tentativë që unë kam lexuar që Luli kërkon të rikthehet në pushtet është nje telefonatë që ma ka bërë një debile që pa gdhirë, duke më telefonuar në emër të Lulzim Bashës dhe duke më thënë. Lulzimi më ka kërkuar t’ju pyës se nëse nesër bëhen zgjedhjet për kë do të votosh ti? A e kuptoni cfarë niveli janë këta?

Treshja PS-PD-LSI kanë rënë dakord për ta mbyllur qarkun, dhe këtë e vërtetuan plotësisht me miratimin e Kodit Zgjedhor të listave të dashnoreve, sepse kanë thënë cdo konflikt mes nesh do të na fusë palë të treta dhe të katërta dhe të pësta në lojë, pasi ekuilibrat gjeopolitikë në botë do të ndryhsojnë dhe ata nuk kanë më asnjë siguri për ekzistencën e tyre. Për luftë nuk janë sepse kanë frikë të vdesin. Por janë tmërrëzisht dinakë dhe të hanë pas shpine.

Për të ndërtuar këtë skemë ata shpënzojnë shumë para, sepse rreth tyre kanë një armatë njerëzish dhe mediash që të thyejnë pocin me sponsorizime dhe qëllimi i tyre i vetëm është përhapja e hutisë ndër shqiptarët duke na paraqitur të gjithëvë ne që nuk kemi lidhje me llumin e tyre, si tradhëtarë e të shitur.
Në këtë mënyrë treshja imorale PS-PD-LSI që kanë shkatërruar plotësisht këtë vend mbrojnë statukuonë. Godasin për vdekje cdo lloj mundësie për t’u ngjizur një opozitë e re mbarëshqiptare dhe vrasin që në embrion cdo lloj shprese që shfaqet këtu aty, prej shqiptarëve të thjeshtë që janë të gatshëm të japin gjithcka kanë vetëm që dicka në këtë vend të ndryshojë.

A jemi ne që e refuzojmë këtë skemë të hajdutëve tridhjetë vjecarë që i ka parë e gjithë Shqipëria, socialiste e demokratë, më zë e figurë duke i vjedhur e poshtëruar, percares të opozitës? A jemi ne ata që po dëmtojmë Shqipërinë dhe aksionin opozitar? A jemi ne që po mbahemi me thonj e me gjak shqiptarësh të ndershëm dhe po përballemi më të gjithë arsenalin e luftës dhe te embargos prej sektit famëkeq?

Këtë do ta zbulojë historia shpejt dhe të gjithë shqiptarët që ju njohin ju dhe na njohin ne.
E vetmja gjë që mbetet pa u zbuluar është ajo që e ardhmja nuk ka dëshirë ta mësojë kurrë dhe deri atëherë, kur e ardhmja të ketë ardhur:

Të hapur do ta keni luftën të gjithë ju, derisa të triumfojmë ose të shuhemi plotësisht!

Dhe nëse doni një vërtetësi më shumë nga ana ime, i sfidoj hapur:
Asnjë pordhal nuk guxon ta botojë një shkrim si ky, sic kanë bërë më shkrimet e mia kur nuk flas për politikë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.