Rama dhe guvernatori Sejko ultimatum bankave: Deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”.

Gjatë një takimi me kryeministrin Rama dhe drejtuesit e bankave, Guvernatori u shpreh se ligji është ligji dhe duhet zbatuar.
Sejko tha gjithashtu se janë hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, ndërsa theksoi se po punohet përmes Komunitetit Kombëtar të Pagesave. Ai ftoi bankat që të bëhen pjesë e këtij procesi.
“Për të thënë konkretisht ka një ligj dhe ligji është për tu zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave. Kemi ndërtuar kuadrin nën ligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë.
Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjeje dhe përkthimin në biznes konkret. Ajo që ka mbetur është pjesa e “open banking”.
Ne kemi një Komunitetit Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zv. guvernatorja e parë dhe është mbledhur shpesh. Është diskutuar dhe pjesa e open banking me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor kjo duhet bërë. Është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bërë.
Ne kemi bërë me zhvillim të brendshëm sistemi e shlyerjeve dhe pagesave në Euro, kjo kurse miliona euro. 14 nln euro kursim ishte viti i parë. Përveç kohës, më parë bëhej në një jave sot në një ditë.
Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komunitetit kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ndër të tjera Guvernatori Sejko
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e sistemit bankar, vendosi ultimatume ndaj bankave të nivelit të dytë, si dhe i tërhoqi vëmendjen Bankës së Shqipërisë.
Rama u shpreh i vendosur se bankat në vend duhet të realizojnë brenda 2024 procesin që pensionistët t’i marrin paratë në bankë, duhet të shikojmë ulje të cash-it në qarkullim si dhe duhet të shikojmë rritje reale të parasë dhe rritje reale të të ardhurave.
Ai u shpreh më tej se Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë që këto pika të realizohen dhe duhet të ketë një mekanizëm supervizimi dhe të inovacionit në bankat e nivelit të dytë.
“Nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë, ku vjen puna te shpejtësia dhe eficienca e transaksioneve. Edhe pagesat direkte janë në të shumtën e herës me metoda tradicionale. Jemi shumë të fokusuar tek inovacioni. Ligji e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të “OpenBanking”. Janari ishte një afat i përsëritur. Kemi një sistem bankar që ka virtyte të një sistemi tradicional, jemi të gjithë të kënaqur me këtë fakt. Ne nuk jemi në listën gri dhe kemi arsye që të kërkojmë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide. Na duhet të shkëlqejmë. Duhet të shikojmë ndryshim të thellë, real, këtë vit, pensionistë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja, dua të shikojmë bizneset që shesin me ketë skemë, duhet të shikojmë ulje të cash-it në qarkullim, duhet të shikojmë rritje reale të parasë dhe rritje reale të të ardhurave. Në të gjitha rastet këtë gjë do ta bëjmë. Banka e Shqipërisë duhet të ketë një mekanizëm supervizimi dhe të inovacionit dhe të ecurive të punës me inovacionin. Banka e Shipërisë duhet ta udhëheqë këtë proces me shumë forcë, banka duhet të bëjë pjesën e vet”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



