E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e kërkon fitoren më 11 maj  për Shqipërinë, jo vetëm për PS-në
Lajme

Rama e kërkon fitoren më 11 maj për Shqipërinë, jo vetëm për PS-në

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës së tij të përjavshme “Sy m’sy” në Facebook, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë një fitore për vendin.

Edi Rama: Nuk i them bandit, kapobandë, vrasës. Këto unë nuk i them. Janë turpe me kanun ligj e zakon. Unë nuk hyj tek familja e kundërshtarit. Ama atë që shoh unë e ndaj me ju. Kur shoh një buf kënete them është buf kënete. Mënyrë e sintetizuar për të përmbledhur esencën në raport me çfarë duhet të shohim. Jo timoni, jo tepsia. Ajo është fjala kyçe.
Thonë për program. Kemi ne program e çfarë programi. Kemi objektiva të qarta. Arritjet nuk u arritën me darje e timon por me punë.

“Kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për veten, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjitha partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike,” u shpreh Rama.

Integrimi në BE, domosdoshmëri për vendin

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, kryeministri e cilësoi atë si një çështje ekzistenciale për Shqipërinë, sidomos në kontekstin e zhvillimeve globale.

“Europa dhe bota ndodhen në një situatë komplekse. Futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin,” tha Rama.

Ai e krahasoi këtë proces me përpjekjet historike të Shqipërisë për të qenë pjesë e Europës, duke përmendur Skënderbeun dhe Rilindasit.

“Më 11 maj është një votë gjeopolitike. Në kohën e Skënderbeut nuk kishte BE, por kishte Europë dhe ai i vuri gjoksin për ta mbrojtur. Edhe në kohën e Rilindasve nuk kishte BE, por Naim Frashëri tha ‘Dielli lind atje ku perëndon’. Sot integrimi është ekzistencial. Kush ka të drejtën të votojë më 11 maj duhet të votojë për Shqipërinë në BE. Ka shumë arsye, patriotike dhe personale, për ta bërë këtë gjë,” theksoi ai.

Ironi për Bashën: “Mos e ngacmoni, do të bëhet euroatlantik”

Gjatë bisedës, Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Luli është aktiv, bën xhiro me makinë. I kam thënë: ‘Ndalo dhe merr ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm duke dëgjuar muzikë.’ Më prezantoi edhe me Unikkatilin, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, kështu që jemi në rregull me Lulin,” tha Rama me humor.

Ai shtoi se Bashën nuk duhet ta sulmojnë më, duke e quajtur atë “euroatlantik në formim”.

“Lëreni Lulin, mos i bini më qafë kot. Nuk ka faj, Bufi po i ha demokratët rrugëve. Luli do të bëhet euroatlantik, mos e ngacmoni,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.