E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama gënjen edhe bebet për bonusin special
Publik News

Rama gënjen edhe bebet për bonusin special

Qeveria u ka 5.2 milionë Euro borxh edhe të lindurve pas muajit tetor 2013, ndërsa Rama mashtroi me shifrat e lindje-shpërblimeve që publikoi 2 javësh; mbasi qysh prej muajit janar 2019 kur ka hyrë në fuqi vendimi i bonusit “extra” për fëmijën e parë, të dytë e të tretë, nuk janë bërë 91 mijë e 380 pagesa siç thotë kryeministri,  por vetëm 3114 pagesa të aplikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë që ka detyrim zbatimin e vendimit

Dy javë më parë, në mungesë të videove “3D” apo shifrave false për rritjen e mirëqenies së popullit; kryeministri Rama, njoftoi se 20 mijë fëmijë të lindur në periudhën janar-qershor 2021, kanë përfituar bonusin “extra” të bebes, shtesë mbi bonusin ligjor 5000 lekë.

“Lajmi i bukur”, siç e quajti kryeministri, ishte sa për propagandë mediatike, në këtë kohë të trazuar korrupsioni të shfrenuar; sepse numri i lindjeve gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, nuk është 20 mijë, por 12 mijë e 310 bebe të ardhura në jetë.

Kryeministri deklaroi, se në zbatim të VKM nr. 740, datë 12.12.2018, janë paguar 91 mijë e 380 pagesa të bonusit në vlera 40 mijë lekë fëmija i parë, 80 mijë lekë i dyti e 120 mijë lekë i treti.

Edhe kjo shifër e kryeministrit, është mashtrim i dyfishtë, mbasi qysh prej datës 1 janar 2019 e deri me 30 qershor 2021, në Shqipëri e jashtë saj nga familje emigrante shqiptare, janë lindur vetëm 52 mijë e 87 fëmijë.

Së dyti, referuar informacionit nga Ministria e Financave, rezulton se për periudhën janar 2019-qershor 2021, nuk janë bërë 91 mijë e 380 pagesa nga 40 mijë, 80 mijë e 120 lekë te reja, por vetëm 3114 pagesa, kaluar si transaksione të aplikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë, që ka detyrim zbatimin e vendimit për bonusin.

Mashtrim i heshtur qysh prej muajit tetor 2013, po bëhet dhe me bonusin 5000 lekë, që duhet të japin bashkitë, si buxhet që u rimbursohet nga qeveria me Ligj nr. 9929, datë 09.06.2008.

Mirëpo as ky bonus lëmoshë nuk po jepet prej 8 vitesh, paçka se prindërit e kërkojnë dhe kanë bërë ankime te Avokati i Popullit e te vetë kryeministri; madje dhe denoncime në prokurori, me dyshimin se ky bonus vidhet nga zyrtarë të bashkive e të Ministrisë së Shëndetësisë.

Skandal e madje krim ndaj shëndetit të bebeve, po bën edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj me bonusin 5000 lekë, i cili nuk ua jep prindërve në vlerë lekë siç e përcakon ligji, por ua jep produkte e mallra.

Në shkelje të plotë të ligjit, Lali Eri ka sajuar “Shportën e Bebes” me vlerë 5000 lekë për çdo fëmijë të lindur, duke blerë produkte skarco mes tyre dhe detergjentë e ushqime fëmijësh, te depot e “Big Market”, biznes i deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Ky skandal i kryebashkiakut Erjon Veliaj, mbasi përveçse është shkelje ligjore me bazë vjedhjen; së pari është krim shëndetësor ndaj bebeve, të cilëve nuk u jepet bonusi 5000 lekë, por u konvertohet me detyrim në produkte të skaduara.

Ndërsa 36 bashki të mëdha që kanë fonde, nuk e japin fare bonusin 5000 lekë të bebeve, pa llogaritur bashkitë e vogla, të cilat nuk kanë fonde e nuk bëhet fjalë të jepet ky bonus.  

Sipas të dhënave, borxhi i shtetit ndaj bebeve deri më 31 dhjetor 2018, kanë qenë 2.4 milionë Euro, ndërsa krejt borxhi në 8 vitet e pushtetit “rilindja”, është 5.2 milionë Euro, mirëpo kryeministri, këtë mashtrim e quan vendim të zbatuar dhe premtim të mbajtur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.