E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i gëzuar që u dënua deputeti  Salianji
Lajme

Rama i gëzuar që u dënua deputeti Salianji

Kryeministri me   një mesazh  qartë për të gjithë,  të bëjnë kujdes kur hapin gojën….

Kryeministri Edi Rama ka treguar hapur se dënimi me burg i deputetit demokrat, Ervin Salianji, nuk është gjë tjetër veçse një manovër politike e orkestruar. Teksa skandalet e qeverisë së tij janë të pafundme, ky vendim duket të jetë një mesazh i qartë për këdo që guxon të ngrejë zërin: hesht, përndryshe përfundon pas hekurave.

Reagimi absurd i Ramës në rrjetet sociale, ku ai e ka shprehur qartazi kënaqësinë e tij për dënimin e Salianjit, është një trofe i gëzueshëm për të. Në vend që të përballet me akuzat serioze që rëndojnë mbi qeverinë dhe njerëzit e saj, Rama e ka shndërruar këtë dënim në një fitore personale, si për t’i mbyllur gojën kujtdo që i vë në dukje aferat e tij.

Por asgjë nuk e fsheh dot të kaluarën e errët të Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Geron Xhafa, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për trafik droge. Edhe dënimi i Salianjit nuk e nxjerr të pastër Xhafajn, një politikan që Rama e përdor si “limon të shtrydhur” sa herë i nevojitet, duke e hedhur anash me lehtësi sapo situata del nga kontrolli.

Në reagimin e tij, kryeministri e ka bërë të qartë se Salianji është thjesht një “kokë turku”, i përdorur për t’u dërguar një paralajmërim të gjithë kritikëve. Denoncimet e shumta që kanë vërshuar kundër familjarëve të tij – përfshirë vajzën e gruas së tij – tregojnë se loja politike qëndron mbi të gjitha. Rama mund të flasë për një drejtësi të pavarur, por sot u pa qartë se gjyqësori lëviz nën diktatin e tij, duke realizuar një skenar të mirëplanifikuar.

Postimi i Ramës

Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përnatë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.

Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq tek dera e gjykatës sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të politikanëve të trembur nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!

E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk besoj se do të ndryshojë gjësendi në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare, falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës.

Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.