Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Në fjalën e tij të gjatë, kreu i qeverisë tha se ministrat do merret me politikat sektoriale. AI u shpreh se kjo është një politike e ndërtuar sipas  modeleve më të mira evropiane.

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me tendera. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët dhe ministrat.

Po ashtu kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ketë më tendera për blerje të vogla, por theksoi se “operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, për cdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë  direkt nga katalogu, i quajtur “agzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha  shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit”.

“Ne kemi hedhur një hap tjetër, e ka hedhur kjo shumicë për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, e cila ka filluar punën në 25 prill dhe do ti kryejë ajo të gjithë prokurimet e ministrive dhe institucioneve në varësi, e thënë troç asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do ketë lidhje me tendera, por do merret me politikat sektoriale. Kjo politike e ndërtuar sipas  modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do ofrojë edhe shërbimet e veta për të gjitha njësite e pushtetit vendor apo për institucionet e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutive që ne nuk i detyrojmë dot me ligj te heqin dorë nga organizimi i tenderave.

Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, për cdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë  direkt nga katalogu, i quajtur “agzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha  shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit.

Po ashtu nga AKSHI po punohet në bashkëpunim me Microsoft dhe me ndihmën e Mira Muratit për modelin revolucionar të prokurimeve me inteligjencë artificiale që do mbyllë përfundimisht epokën e ngritjes 5 mijë së komisioneve të tenderash me 3-4 veta, mesatarisht me 20 mijë njerëz”, tha Rama.

Publikuar nga Publik Media