E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i jep Patozit një vilë dhe një palestër
Politikë

Rama i jep Patozit një vilë dhe një palestër

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë me zyra, Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, pas shërbimeve të këtij të fundit.

Në fletoren zyrtare, është publikuar këtë të premte vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

Vendimi, që tanimë ka marrë fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare është marrë në fakt në mbledhjen e qeverisë më datë 25 shtator.

Mbledhja, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u drejtua nga zëvendësi i tij Erion Braçe. Megjithatë, vendimet e marra në atë mbledhje u mbajtën të fshehura nga qeveria. Në faqen zyrtare të kryeministrisë, ku publikohen në mënyrë periodike vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk shfaqet asnjë shenjë e VKM-ve të marra në mbledhjen e datës 25 shtator, edhe pse kanë kaluar dy ditë.

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, u akuzua nga opozita si “patericë e Edi Ramës” në votimet e 30 qershorit. Akuzat u bazuan pikërisht në regjistrimin “in extremis” të Bindjes Demokratike në votimet e 30 qershorit që për opozitën, ekspertë ligjorë, por edhe Presidentin Ilir Meta, ishte i jashtëligjshëm. Patozi u akuzua se me këtë akt i shërbeu propagandës së Ramës për të treguar se votimet e 30 qershorit nuk janë me një kandidat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.