Basir Collaku/ Rama i plakur dhe jashte mode..
Edi Rama, kryeministri i vendit eshte plakur. Gjate dhe gjere Ne shifra, mosha e tij i ka lene me vakt te 50-at, ne veshje, kaverdiset diku nga adoleshenca, ne makeup hollohet pak me poshte, e ne sjellje, robi behet dy here femije na kujton populli. Kur lind dhe kur plaket. Ketu ka mberritur..Makina e propogandes tejkalon caqet e imagjinates per udheheqesin hokatar kur sduhet, e serioz per pune komike.
Rama e ka shfaqur kompleksin e viteve, teksa nxiton per nga mosha e trete ne mbyllje te ketij mandati. Kjo nuk eshte katastrofe se verseniket e tij dhe me te thinjur se ai, jane shtetaret e planetit. Por kreut tone qeveritar ia kane mesyer veset me shpejt se kalendari biologjik. Mundohet te jete bejtexhi e barcoletaxhi thua ndan pensionet ne nje pike poste. Terhiqet nga veshjet rinore per te afruar vitet pas. Hollon lapsat ne zyre per te kujtuar te rite e ngjyrave por kritika e nxjerr punen e tij artistike, ngjashmeri shperthimore sikur droga eshte perditshmeri ne te.
Leksiku i tij ndonese i sterholluar dhe kuruar, bart shume turqizma, jo per hater te Erdoganit, apo lakmia e te qenit pasha, por te hedhjes se pluhurit tabanit nder njerez te zakonshem. Kur teknologjia dhe shpikjet e kane bere inetligjencen artificiale faktor qe duhet ti bindesh, kuhshtezuese mireqenieje, Rama ka mbetur shume gjate e gjere aleat e ortak me ata burrat e nentokes, zoter te droges, te cilet ne 2016, ia moren Rames Shqiperine me “qera” dhe e mbollen droge te gjithen. Sigurisht ata qemtojne te jene burra te fjales. Pguajne. Jane te perpikte.
Mbajne llafin. Te japin leket kokerr me kokerr.Por nuk te leshojne. E keshtu Rama i kthyer ne nje realitet te krijuar por jo kontrolluar prej tij, e gjen veten krejt plak te pamundur e te patakat per te ndryshuar, e dale prej lakut. Tashme gjendet me shume ne nje rreth ushkuri, nga ku lumturine e gjen krah Sorosit 85 vjeçar, sa le shije imazhi sikur jane moshatare. KM frymezon sot veteranet e LANÇ, lojtaret e parcelave, diplomatet e mykur e portofolhapur, nje pjese interesi te organzates se partise, termetin publiçitar, dhe Zahon e pafaj. Nuk shkon me tutje se te gjushi, qifja, qazimi, dhe ne vitin e 5-te pushtetit nuk ka bindur njerezit ta quajne me shume se shalgjati..Nje emertese blegtorale me shume se njerezore.
Rama ka dale pak fresk dhe ne perballjen me Bashen ne Kuvend. Aty spikat edhe me teper si xhaje qe do te jape keshilla me guzhine dhe ene turke, kur gjendet ndaj nje modeli tjeter ne formim edukim dhe prezantim. Rama ka deshire te debatoje me Bashen, te takohet me te, te flasin per te, duke shpresuar ta marrin per te ri, si ai..!!! Rama u plak pa punuar. Por nuk po hyn ne moshen e trete i varfer. Po hyn me ortake telashe shume qe ia kane trashur rrudhat dhe mendimet.
Moda e shekullit ku kemi hyre e ka lene me marsh pas KM tone. Perpiqet te beje lindje te re, per tu dukur prind i ri, e percjelle me pas mesazhin te rinjve se kemi femijet moshatare, jemi te rinj. Ndonese ky truk varet kur dhe si e nis ngjarjen..Mundohet te beje piktura te reja, por i dalin me te thinjura se te vjetrat, te cilat kane pasur se paku shkrepje artistike me te re. Mundohet te zgjedhe deputete te rinj, ministra e ekip te ri, por ne permbajtje qellojne te vjeter me shume se prinderit. Hedh foto te bukura e te reja ne freski imazhi, thua e ka krijuar Rama natyren dhe eshte shefi i saj, e jo Krijuesi, i madhi Zot..
Ky vend u plak nga plakja e tij. Nga 31 vjeç mosha mesatare ne kater vite mberriti 40 e rritet sa shumefishi i kohes. Perdorja e dendur e fb, twitter, kontrolli i pafre ndaj medias tradicionale dhe sociale, ia shtojne nishanet e nje plaku grindavec..Te rinjte rrotull tij i shfrytezojne vesin dhe i thurin lavde per ta ushqyer me iluzione rinie.
Fundja plakja eshte njerezore, ai nuk e shmang me asnje lloj eliksiri, por truku per ta quajtur veten, moden e kohes, eshte pashmangshmerisht plakje e leshte..Dhe ne jemi ende nder popujt me moshe me te re ne Evrope..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



