Rama komenton përfshirjen në listat e PS-së të Rrahjes dhe Çyrbjes
Kryeministri Edi Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kampit opozitar, duke deklaruar se thelbi i kësaj gare është një aleancë fosilesh përballë një aleance vetëndryshimi siç është Partia Socialiste.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se për çfarë i shërbenin politikës, kandidatët të qarkut të Durrësit, si Rrahman Rraja apo dhe Jurgis Çyrbja, Rama theksoi se ata janë afër komunitetit, ndërsa solli shembullin e deputetit Paulin Stërkaj.
Mes të tjerash Rama tha se Partisë Demokratik i doli një kandidat i inkriminuar në Shijak, ndërsa nuk përmendi emra.
Rakipllari: Rrahman Rrahja, Çyrbja.. Për ça i duhen PS? Politikës?
Rama: S’merret me përgjimet. Me këto merreni ju. Ju merreni me copëza që i shkëpusni. Dhe kur vjen puna tek ‘Babalja’ ju shqetësoheni, kur i them; ‘lakuriq nate’. Këto foto dhe në këto krahasime përputhen me personazhin. Karikaturat, satirat, nxjerrin në pah vizualisht, ose në mënyrë auditive, një thelb në një sekondë. Thelbi i kësaj gare është; një aleancë fosilesh nga njëra anë dhe një aleancë e vetë ndryshimit të PS nga ana tjetër, për të qenë në lartësinë e kohës. Secili në pozicionin e vetë, udhëheqësit duhet të shkojnë tek ‘vija e luftës’. Në lista, në çdo skuadër ka sulmues, mbrojtës, e portjerë.
Ka dhe lojtarë hije, që bëjnë punë në skuadër që nuk janë spektakolarë. Ka dhe nga ata që janë përfaqësues komunitetesh. Paulin Stërkaj nuk kam foltoren dhe flet ose jeton duke folur aty, por është përfaqësues i komuniteteve. Ashtu janë dhe ata të tjerët. Ti nuk mund të kriminalizosh komunitetet të tëra. Si bën dot krahasime të tilla ti, as nuk akuzon dot. Po akuzon.
Rakipllari: S’po bëj akuza, Ambasada amerikane ka thënë mos fut njerëz ‘connecting’ me krimin.
Rama: Ambasada amerikane ka bërë gjënë e duhur në sjelljen në vëmendje për të shkuar para në këtë proces. Deri tani është një rast i PD që doli sot. Se di e ke parë.
Balla: Ai në Shkodër
Rama: Dhe një në Shijak.
Largimin e disa nga figurave historike të Partisë Socialiste nga lista e kandidatëve për deputetë, për kryeministrin Edi Rama, është strategji për ripërtëritjen e partisë.

Sipas tij, Rilindja shqiptare është një vizion dhe Ripërtëritja e PS është pjesë e këtij vizioni.
Rama tha se PS është e destinuar të ndryshojë, pasi në të kundërt do të shkrihet.
“Rilindja është një vizion. Rilindja shqiptare është një vizion, nuk është parti. Ripërtëritja e PS është pjesë e këtij vizioni, por nuk është diçka që e kam sjellë unë në PS. Forcën e ndryshimit e ka sjellë në PS momenti i parë i lindjes së saj. Ka qenë një moment dramatik në historinë demokratike, ku një grup njerëzish gjetën forcën për ta krijuar dhe Fatos Nano ishte i pari. Unë nga erdha? Më solli Fatos Nano. PS është e destinuar të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme, ndryshe PS do jetë e destinuar të shkrihet, të mbarojë. Musa Ulqini ka që ditën e parë, iku si deputet më 2009, u rikthye prapë më 2013. Anastas Angjeli ishte jashtë, u rikthye prapë. Kjo ka lidhje me skuadrën”,tha Rama.
.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



