E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama largoi  Reme Lalën nga presioni ndërkombëtar
Publik News

Rama largoi Reme Lalën nga presioni ndërkombëtar

Si e solli presioni ndërkombëtar mbi Ramën largimin e Reme Lalës .

Reme Lala, deputetja e zgjedhur për PDIU në qarkun e Dibrës nuk do jetë kandidate në listat e ardhshme. Lajmin e ka pranuar vetë Lala, e cila kishte deklaruar më herët se do garojë në zgjedhje për socialistët e Edi Ramës në Tiranë.

Në mediat pranë qeverisë thuhet se Reme Lala nuk ka pranuar një vend të pasigurt në lista. Por e vërteta është ndryshe. Ajo është larguar nga listat pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama për të siguruar lista të pastra dhe kandidatë me integritet.

Ambasada e SHBA në Tiranë ishte e qartë kur i kujtoi kryeministrit Edi Rama vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur të padëshiruar si të përfshirë në korrupsion masiv Tom Doshin, një figurë të rëndësishme politike të Edi Ramës në Shkodër.

Ata theksuan se ai nuk duhet të jetë në lista. Pas komenteve të SHBA, kryeministri Edi Rama mori një shuplakë nga drejtuesit më të lartë të BE në konferencën live në Bruksel. Për herë të parë një lider shqiptar kritikohej hapur për blerjen e votave dhe i kërkohej të garantonte lista të pastra dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kujtojmë se Reme Lala është vajza e Ymer Lalës, të etiketuar nga gazeta BILD si një personazh famëkeq. Ai del në përgjime për blerjen e votave me kupolën e lartë të PS në qendër dhe në Dibër. Ndëshkimi i blerjes së votave mbetet kusht i BE për nisjen e negociatave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.