E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Me qendresën heroike Kosova u vendos në hartën politike të globit
Lajme

Rama: Me qendresën heroike Kosova u vendos në hartën politike të globit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij të rastit për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës gjatë seancës solemne, ka thënë së tashmë më Shqipëria dhe Kosova janë dy realitete administrative formalisht të ndara.

“Por tani më si pjesë e një rrëfimi të pandashëm historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe një interesi të pandashëm politik, ato tashmë jetojnë në një fushë të njëjtë mediatike, në një ndër veprim ekonomik dhe një bashkëveprim politik e institucional të vazhdueshëm në funksion të përafrimit të programit kombëtar të së ardhmes”, ka thënë Rama.

Ai më tej ka thënë se fal qëndresës heroike, Kosova arriti që të vendoset ne hartën politike të globit.

“Sot një dekadë me parë pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori e rrëfime të pabesueshme qëndrese dhe sakrifica, ëndrra dhe ideale te pamposhtur për lirinë e tyre, Kosova realizoi që të vendoset në hartën politike të globit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.