A po vjen radha e Tom Doshit për hetim nga SPAK si ‘Non- Grata’ para Berishës?
Rama mund të ngelet pa hambarin e votave!
Nuk ishte aspak rastësi, dalja e këshilltarit ligjor të ambasadës amerikane, David Backman, në krah të kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe mesazhet e forta që u dhanë nga Shkodra. Qyteti, që përveçse është vendi i Metamorfozës, është edhe qendra e një personazhi si Doshi që është shpallur ‘Non- Grata’ nga SHBA, përpara Sali Berishës.

Sinjal, që sipas të gjitha gjasave do të nisë edhe hapja e dosjeve në ngarkim të Tom Doshit, i cili është i vetmi nga Non- Gratat e shpallura nga Departamenti i Shtetit, që nuk po hetohet. Ndoshta një aleat i fortë i quajtur dhe “hambari i votave të blera” do t’i duhet ta lërë PS-në pa 200 mijë vota.
Adriatik Llalla është i dënuar, Vangjush Dako ndodhet në burg, Sali Berisha në arrest shtëpie, ndërkohë vetëm ndaj Doshit nuk kanë nisur hetimet.
Por, përveç këtij sinjali të fortë, që fliste vetë, dalja e zyrtarit të SHBA me kreun e SPAK nga Shkodra, ishte një polemikë dhe përgjigje e fortë ndaj mazhorancës. Pikërisht kur tentativat për të ndarmarrë një nismë parlamentare për të kontrolluar SPAK sapo ishin xingërisur nga njerëz afër Edi Ramës, siç është Eduard Shalësi.
Përgjigja e Dumanit për këtë ishte shumë e fortë, siç ishte edhe mesazhi që ai dha si për hetimet mbi rastin MCgonigal, por edhe dosje të tjerë ndaj njerëzve të mazhorancës.
Edi Rama, deri tani ka arritur të adresojë në një farë mënyre rradhën e hetimeve, duke përdorur kohën e mediat për të çuar denoncimet ndaj njerëzve që ai nuk i cilësonte si të afërt me të.
Dihet sesi dosjet ndaj Arben Ahmetajt janë përgatitur nga avoketë pranë stafit të kreut të qeverisë, e mediat pro tij kanë shërbyer si tellall për të përforcuar zhurmën. Po ashtu edhe denoncimi i privatizimit të klubit Partizani, është dorëzuar nga Taulant Balla prej kohësh.
Ndërsa deri dje, Edi Rama ka thënë se nuk mërzitej nëse SPAK do të vendoste nën hetim njerëz të rëndësishëm të mazhorancës, pasi ai nuk do t’i mbronte; nëse këto hetime vijnë në rrethin e ngushtë të mazhorancës dhe qeverisë, situata do të bëhej më e komplikuar.
Nëse SPAK shkon pranë zyrës së tij, apo tek zyra e ndonjë emri të rëndësishëm siç është kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj , nuk është kaq e lehtë. E ndaj ka pasur një nervozizëm nga qarqe pranë kryeministrit, duke i dërguar SPAK mesazhe të forta, që janë realisht shantazhe.
Shantazhe, të cilat pritet të shtohen edhe në ditët në vazhdim, pasi nervozizmi duket mjaft i qartë. Sidomos pas hyrjes së prokurorisë speciale në zyrat e bashkisë së Tiranës.
Furtuna, kësaj radhe duket më shumë se një aksion kundër korrupsionit, ngjan me një goditje që paralajmëron ortek të madh politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



