E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi: Një fundjavë mes Paranojës dhe Luksit
Lajme

Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi: Një fundjavë mes Paranojës dhe Luksit

Dhërmiu, një perle e bregdetit shqiptar, u kthye në skenën e një incidenti të pazakontë këtë fundjavë. Ky skaf i Policisë Kufitare të Vlorës, që shihet në foto, nuk është një pamje e zakonshme për turistët. Për të gjithë ata që e panë këtë skenë, pyetja e parë ishte e qartë: Çfarë po ndodh këtu?

Arsyeja është një dhe e thjeshtë: Edi Rama, kryeministri i vendit, kishte ardhur për të punuar dhe pushuar në rezidencën qeveritare në Dhërmi. Fotoja është kapur në momentin kur një turist i huaj, që po shijonte një ditë të qetë në territorin e një strukture luksoze në Ujin e Ftohtë, vendosi të notojë në ujërat e kristalta të Jonit.

Por pushimi i tij i qetë u ndërpre brutalisht. Në çastin kur notari evropian, një burrë i moshuar që kërkonte pak freski, iu afrua ujërave të rezidencës qeveritare, skafi i policisë kufitare arriti me një shpejtësi marramendëse. Një polic doli në kuvertë dhe me zë të lartë i urdhëroi notarit të largohej menjëherë, sepse ishte e ndaluar të lahej në ujërat e rezervuara për kryeministrin.

Ky incident ngre pikëpyetje të mëdha mbi gjendjen e sigurisë dhe paranojën që duket se ka mbërthyer liderin tonë. Alarmi ishte aq i madh sa policia kufitare braktisi patrullimin për të mbërritur në rezidencë dhe për të bërë rikonjicion.

Paranoja e liderit tonë ka arritur nivele të reja. Ndërkohë që policia kufitare qëndroi për orë të tëra përballë rezidencës, duke mos lejuar asnjë notar të kalojë ”klonin”, kujtesa historike na çon në kohën e Enverit. Në atë kohë, zonat ushtarake ishin të qarta dhe të rrethuara me tela, duke paralajmëruar se ishin rreptësisht të ndaluara.

Por sot, në vend të një lideri që pretendon të jetë popullor, kemi një situatë ku kryeministri thërret Taulantin, Taulanti thërret drejtorin e Vlorës, dhe drejtori thërret shefin e vogël të policisë kufitare, që pastaj dërgon skafin për të përzënë notarin e pafajshëm. Kjo kaskadë urdhrash është stresuese për të gjithë, sidomos për ata që duhet të rrezikojnë jetën në ujëra të hapura.

Nuk mjafton që rezidencat qeveritare kanë zaptuar zonat më të bukura bregdetare, nuk mjafton që oligarkët kanë marrë pjesën më të virgjër të rivierës, tani po sanksionojnë edhe detin. Duket se ka zona ku mund të lahesh dhe zona ku nuk mund të afrohesh fare.

Në këtë situatë, ndoshta nostalgjia për kohën e Enverit duket e paevitueshme. Të paktën ai të lajmëronte përpara!

Publik.al  do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të informojë publikun me të gjitha detajet e reja. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore në një shoqëri demokratike, dhe çdo përpjekje për t’i fshehur ato duhet të ekspozohet me çdo kusht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.